Home / Lajme / Maqedoni / Duron: Maqedonia dhe vendet e Ballkanit të integrohen në BE dhe NATO

Duron: Maqedonia dhe vendet e Ballkanit të integrohen në BE dhe NATO

14 korrik-
Në takim është folur edhe për rritjen ekonomike të vendit. “Mbetet të dëshirojmë në përqindje po aq të madhe rritje ekonomike. Falë diplomacisë me të vërtetë është e mundur arritja e marrëveshjes midis të gjithëve. Sinqerisht shpresoj se përmes kësaj diplomacie vendi juaj do të arrijë stabilizim të gjendjes politike në vend, deklaroi deputeti francez.

Franca me interesim të madh është duke e ndjekur gjendjen në vend dhe gjithmonë e ka dhënë mbështetjen e saj. Ajo që e dëshirojmë është Republika e Maqedonisë dhe të gjitha vendet e Ballkanit është të integrohen në BE dhe NATO. Përmes diskutimeve dhe negociatave, por edhe për çështje të tjera, tha deputeti francez Filip Duron.

Duron, i cili është kryetar i Grupit për miqësi Francë – Maqedoni në Kuvendin nacional francez sot pati takim me anëtarët e grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Francës.

Në takim është folur edhe për rritjen ekonomike të vendit. “Mbetet të dëshirojmë në përqindje po aq të madhe rritje ekonomike. Falë diplomacisë me të vërtetë është e mundur arritja e marrëveshjes midis të gjithëve. Sinqerisht shpresoj se përmes kësaj diplomacie vendi juaj do të arrijë stabilizim të gjendjes politike në vend, deklaroi deputeti francez.

Kjo, sipas tij, është treguar me marrëveshjen e cila është arritur për Greqinë, ndërsa Franca tërësisht iu përkushtua mbrojtjes së unionit monetar, më pas marrëveshja me Iranin.

Pozitivisht e vlerësoi sjelljet e ligjit për emigrantë, me të cilin siç tha do të mundësohet “bashkërisht të gjejmë zgjidhje për numrin e refugjatëve”. Shfaqi kënaqësi nga bashkëpunimi i shërbimeve parlamentare të Maqedonisë dhe të Francës.

Deputeti francez Duron theksoi se gjatë vizitës është takuar me politikanë, njerëz nga ekonomia, por edhe nga kultura dhe sfera të tjera.

Parlamentet e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës kanë bashkëpunim të mirë në vazhdimësi që nga pavarësimi i vendit, vlerësoi deputeti, Aleksandar Nikolloski.

“Franca është mike e madhe edhe në pjesën politike edhe në atë të ekspertëve. Politikanë të shumtë francezë dhe ekspertë kanë kontribuuar Republika e Maqedonisë të jetë ajo që është sot, shtet i pavarur dhe demokraci funksionale. Kemi biseduar për bashkëpunimin politik edhe për atë ekonomik. Në bashkëpunimin politik i theksuam aspiratat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO dhe mbështetjen të cilën e marrim nga Franca gjithsesi dhe bashkëpunimin në organizatat e KB-së, Këshillin e Evropës dhe OSBE-së ku kemi bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Nikolloski.

Në takim është folur edhe për gjendjen ekonomike, rritjen si dhe për gjendjen politike aktual

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *