Home / Lajme / Maqedoni / Dy liderët maqedonas ti tejkalojnë dallimet sa më shpejt

Dy liderët maqedonas ti tejkalojnë dallimet sa më shpejt

7 korrik-Kryetari Ahmeti njohtoi ambasadorin norvegjez mbi qëndrimet politike duke theksuar që BDI ka vendosur interesat e shtetit para interesave partiake sepse kërkon zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë qytetarët dhe për vendin.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin e Norvegjisë, Nils Ragnar Kamsvåg.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Kamsvåg disktuan rreth zhvillimeve politike në vend dhe në rajon, për dialogun politik dhe krizën në të cilën gjindet vendi si dhe për integrimin EuroAtlantik.

Kryetari Ahmeti njohtoi ambasadorin norvegjez mbi qëndrimet politike duke theksuar që BDI ka vendosur interesat e shtetit para interesave partiake sepse kërkon zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë qytetarët dhe për vendin.

Të gjitha reformat e dakorduara nga liderët vendor do ta bëjnë shtetin më të përafërt me standardet evropiane, por edhe do ti bëjnë institucionet e vendit më të besueshme për qytetarët. Gjithashtu, liderët janë pajtuar edhe mbi marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe integrimin EuroAtlantik.

Prandaj, përgjegjësia e dy liderëve maqedonas është shumë e madhe dhe të gjithë qytetarët presin që ata ti tejkalojnë dallimet midis veti sa më shpejt në mënyrë që vendi të ecën përpara.

Zgjidhja e shpejtë e krizës e ndihmon edhe rikthimin e fokusit në agjendën EuroAtlantike që është prioritet për të gjithë ne.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *