Home / Lajme / Maqedoni / Dy të rinjë humbin jetën në aksidentin në Pallçisht

Dy të rinjë humbin jetën në aksidentin në Pallçisht

24 korrik-Nga Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës informojnë se janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e tërësishme të këtij rasti dhe marrjen e masave për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit në aksin rrugor Tetovë-Pirok, në afërsi të fshatit Pallçisht. Sektori për punë të brendshme i Tetovës njoftoi se viktimat janë, 20 vjeçari me inicialet S.E. nga Pallçishti dhe 23 vjeçari M.A nga Reçica e Vogël. Aksidenti, sipas hetimeve paraprake, ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe, dhe humbjes së kontrollit të automjetit, tip BMW. Të 4 personat, siç konfirmojnë nga Spitali i Tetovës, mbërritën sot në orën 5 të mëngjesit për ndihmë, por 2 prej tyre kanë mbërritur pa shenja jete, ndërsa 2 të tjerët me lëndime të rënda trupore, por jashtë rrezikut për jetën.
Nga Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës informojnë se janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e tërësishme të këtij rasti dhe marrjen e masave për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Kjo është pikërisht rruga për të cilën javë më parë televizioni Koha , alarmoi se vozitet tepër shpejtë dhe se nuk respektohen shenjat për të cilën u kërkua si nga banorët lokalë ashtu edhe nga autoritetet që të frekuentohet më shpesh nga policia, me qëllim që të parandalojë vozitjen e shpejtë të vozitësve.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *