Home / Lajme / Maqedoni / Ekstradohet Kole Diamanti

Ekstradohet Kole Diamanti

12 korrik-Siç njoftoi Kotevski, Konstantidis është dënuar me burg disavjeçar për krim të kryer lidhur me pedofili, ngacmim seksual ndaj një fëmije.

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së shtunë realizoi ekstradimin e 43-vjeçarit Nikolla Konstantidis nga Resnja, i njohur ndryshe edhe si Kole Diamanti, i cili kërkohej me fletëarrest ndërkombëtar përmes Byrosë së Interpolit Shkup, për shkak të arratisë së tij nga dënimi me burg nga Institucioni Ndëshkues Përmirësues (I.N.P.) “Idrizovë”, informoi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski në VK “Tabanoc”. Paraprakisht, ai shtoi se kanë qenë të informuar se personi me fletëarrest ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri, ku me policinë shqiptare, respektivisht me Interpol Tirana janë dakorduar të gjitha hollësitë e ekstradimit dhe gjatë ditës së shtunë në VK “Qafë Thanë” rreth orës 14:00 Konstantidis është marrë nga policia e Maqedonisë dhe është dërguar në I.N.P. “Idrizovë” për vuajtjen e dënimit. Siç njoftoi Kotevski, Konstantidis është dënuar me burg disavjeçar për krim të kryer lidhur me pedofili, ngacmim seksual ndaj një fëmije.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *