Home / Lajme / Maqedoni / Ekziston video-xhirim se si është kurdisur incidenti në Kumanovë!

Ekziston video-xhirim se si është kurdisur incidenti në Kumanovë!

1 korrik-
Më tej thuhet se rasti i Kumanovës duhet të zbardhet me një hetim të pavarur ndërkombëtar, sepse disa persona nga grupi kosovar kanë qenë të kontrolluar nga dy shërbime sekrete të fuqishme evropiane.

Incidenti në Kumanovë që ndodhi më 9 maj mes grupit të armatosur kosovar dhe policisë maqedonase ku 8 policë dhe mbi 10 shqiptarë u vranë si duket po shkon drejt zbardhjes së rastit shkruajnë portalet maqedonase.
Mediat maqedonase kanë publikuar lajmin se një shërbim i huaj i zbulimit disponon me një video dhe audio-incizim se si incidenti në Kumanovë është bërë me marrëveshje dhe kurdisje në mënyrë profesionale.

Bëhet fjalë për një video-xhirim ku shihen qartë se si inspektorët e policisë sekrete maqedonase kontaktojnë me grupin kosovar. Ky material i xhiruar do ta zbardh të vërtetën se cili ka qenë roli i shërbimit sekret maqedonas, i disa figurave politike para dhe gjatë incidentit.

Këto xhirime bënë që autoritetet e Maqedonisë të detyrohen që të pranojnë që bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Gruevski, ministrja Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Mijallkov të japin dorëheqje.

Kjo video dëshmon se drejtuesit e MPB-së dhe shërbimit sekret maqedonas drejtëpërdrejtë kanë qenë të përfshirë në incidentin e Kumanovës. Për shkak të revoltit dhe presionit ndërkombëtar, kryeministri Gruevski ishte i detyruar të pranojë dorëheqjen e Jankullovskës dhe Mijallkovit.

Më tej thuhet se rasti i Kumanovës duhet të zbardhet me një hetim të pavarur ndërkombëtar, sepse disa persona nga grupi kosovar kanë qenë të kontrolluar nga dy shërbime sekrete të fuqishme evropiane.

Ndryshe, rasti i Kumanovës thuhet se mund të jetë i rrezikshëm për kryeministrin Gruevski vetëm atëherë nëse jep dorëheqje nga posti i tij dhe paralelisht të realizohet hetim ndërkombëtar.

Nga ana tjetër thuhet se Gruevski për shkak të këtyre dëshmive audio dhe video-xhirimeve për rastin e Kumanovës është i detyruar që të jep dorëheqje./

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *