Home / Lajme / Maqedoni / Emrat e rrugëve në fatin e këshilltarëve

Emrat e rrugëve në fatin e këshilltarëve

31 korrik-Përderisa nuk ka një vendim të ri të këshillit, qytetarëve të Tetovës në dokumentet e tyre të identifikimit dhe dokumenteve tjera zyrtare adresat ju shënohen me emrat e vjetër. Ndryshe, rrugët e qytetit të Tetovës ku pjesa më e madhe e popullatës janë shqiptarë ende mbajnë emra të cilët aspak nuk janë të përshtatshme me realitetin në të cilin jetojnë sot popullata e këtij qytet

Kanë kaluar tetë vjet që kur shumica e këshilltarëve të komunës së Tetovës nga përbërja 2005-2009, miratuan vendimin për ndryshimin e emrave të rrugëve, bulevardeve,shesheve dhe urave në komunën e Tetovës. Vendimi në atë kohë është marrë me konsensus gjegjësisht me parimin e Badinterit ku shumica e këshilltarëve maqedonas votuan pro ndryshimeve. Megjithatë që nga ajo kohë e deri më sot në Tetovë rrugët, urat dhe bulevardet akoma mbajnë emrat që nga koha e komunizmit. Dilema tashmë shtrohet se si do të jetë qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, me ndryshimin e emrave në rrugët dhe shkollat e Tetovës. Kryetar i këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili, ndonëse nuk precizon kohën se kur do të jenë në rend dite në seancë të këshillit këto ndryshime, megjithatë ai shpreson dhe është optimist se ka një konsensus pasi që emrat e vjetër të rrugëve që janë ende në fuqi nuk përfaqësojnë realitetin edhe të komunitetit maqedonas.

Përderisa nuk ka një vendim të ri të këshillit, qytetarëve të Tetovës në dokumentet e tyre të identifikimit dhe dokumenteve tjera zyrtare adresat ju shënohen me emrat e vjetër. Ndryshe, rrugët e qytetit të Tetovës ku pjesa më e madhe e popullatës janë shqiptarë ende mbajnë emra të cilët aspak nuk janë të përshtatshme me realitetin në të cilin jetojnë sot popullata e këtij qyteti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *