Home / Lajme / Maqedoni / Ernad Fejzullahu akuzon Ahmetin për vrasjet brenda BDI-së

Ernad Fejzullahu akuzon Ahmetin për vrasjet brenda BDI-së

31 korrik-Përveç këtyre vrasjeve, veprimi politik i këtij personi dhe partinë që ai udhëheq, në 12 vjet qeverisje, 12 vjet pushtet, me ministra, zv/kryeministra dhe gjithë ajo tajfa që e përcjell këtë pushtet, shqiptarët diskriminohen dhe varfërohen”, deklaroi Ernad Fejzullahu, PDSH.

Incidentet e fundit në BDI të cilat u përshkallëzuan deri në viktima, ishin në qendër të debatit të sotëm në kuvend. Në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve, PDSH-ja kërkoi përgjegjësi nga ministrat e BDI-së për situatën që ka krijuar në vendbanimet shqiptare. Ernad Fejzullahu madje, si përgjegjës kryesor për vrasjet e fundit, vuri në shënjestër kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Megjithatë, akuzat e PDSH-së hasën në vesh të shurdhër pasi asnjë nga ministrat e BDI-së nuk ishte i pranishëm në seancën e llogaridhënies përpara deputetëve.

“Vrasjet e fundit edhe publikisht janë vrasje që i bën vet Ali Ahmeti dhe për këtë ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi dhe obligim që të dalë dhe sqarojë shqiptarëve se përse vret. Përse i vret shqiptarët? Përveç këtyre vrasjeve, veprimi politik i këtij personi dhe partinë që ai udhëheq, në 12 vjet qeverisje, 12 vjet pushtet, me ministra, zv/kryeministra dhe gjithë ajo tajfa që e përcjell këtë pushtet, shqiptarët diskriminohen dhe varfërohen”, deklaroi Ernad Fejzullahu, PDSH.

Megjithë akuzat që kishin ndaj BDI-së, PDSH-ja duket se nuk kishte asnjë vërejtje apo pyetje ndaj kryeministrit Gruevski dhe ministrave të tij. Nga ana tjetër deputetja e pavarur Roza Topuzova Karevska, i quajti si të pakuptimta përpjekjet e grupeve të punës për pastrimin e listës zgjedhore, pa pasur më parë regjistrim të popullsisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *