Home / Lajme / Maqedoni / Fazliu: Azem Sadiki u tregoi kryetarëve të komunave nga BDI-ja se si punohet (VIDEO)

Fazliu: Azem Sadiki u tregoi kryetarëve të komunave nga BDI-ja se si punohet (VIDEO)

Shkup, 27 Korrik – Është një fatmirësi që komuna e Studeniçanit udhëhiqet nga një kryetar që për dallim nga të tjerët me ato pak mundësi të vogla sa ka, ose me atë pak buxhet të komunës i tejkalon shumë fishë herë disa komuna tjera duke bër projekte të rëndësishme për banorët e kësaj komune.

Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Bekim Fazliu në debatin për rebalancin e buxhetit të shtetit, të propozuar nga qeveria, ka paraqitur amandamente në emër të PDSH-së me të cilat kërkohen mjete buxhetore për projkete infarastrukturore dhe të turizmit për Komunën e Studeniçanit e që mbajn siglin e projeketev kapitale dhe me interes për qytetarët e kësaj komune.

“Amandamenti në fjalë ka të bëjë me Komunën e Studeniçanit. Është një fatmirësi që komuna e Studeniçanit udhëhiqet nga një kryetar që për dallim nga të tjerët me ato pak mundësi të vogla sa ka, ose me atë pak buxhet të komunës i tejkalon shumë fishë herë disa komuna tjera duke bër projekte të rëndësishme për banorët e kësaj komune. Mirëpo duke pasur parasysh se vendëbanimet shqiptare më shumë se 50 vite janë të diskriminuara si në ish sistem edhe tani në kohën më të re prej vitit 2002 më keq nga BDI-ja në qeveri. Sado që të jetë i zoti kryetari i komunës përsëri nuk mund ti realizoj të gjitha projektet për të cilat kanë nevojë qytetarët. A flasim gjithënjë për porjekte të nevojave elementare e jo diçka më tepër”, ka theksuar deputeti Fazliu, duke elaboruara amandamentin e PDSH-së për Komunën e Studeniçanit.

Sipas tij duke pasur parasysh gjithë këtë zullum mbi kurrizin e shqiptarëve nga partia shqiptare në pushtet BDI e cila nuk din tjetër pos zullum të bëjë e jo mbështet viset shqiptare PDSh është detyruar që të propozojë amandamete mbi buxhetin shtetëror me qëllim që të sinjalizohet diskriminimi ekonomik dhe etnik që ju bëhet shqiptarëve.

“Prandaj u detyruam që të propozojmë amandamente edhe për komunën e Studeniçanit. Nëse kishin fuknsionuar gjërat në rregull këtu në Maqedoni më shumë që do të duhej ti ndihmoje ndonjë komune do të ishte pikërishtë komuna e Studeniçanit, e para udhëhiqet nga opozita e dyta është kryetari më i sukseshëm prej të gjithë kryetarve tjerë dhe ai që është i suskeshëm ja velënë edhe ti ndihmohet sepse puna shihet, deri tani e ka dëshmuar veten duke merimetuar, ndërtuar dhe asfaltuar shumë rrugë, trotuare, kanalizime, ujsjellësa, rrugë të reja për vendbanimet malore të kësaj komune si dhe fillimin e shumë projeketev etj. dhe ja velën të ndihmohet sepse duken projektet. Për dallim nga komunat tjera që me pushtetin lokal e qendror nuk bëjnë asnjë send të hajrit për qytetarët. Çdo gjë që tentohet të përkrahet ndonjë projekt edhe nga pushteti qendror ato para përfundojnë në fund në xhepat e krimineleve dhe hajnave që sillen për rreth kryetarve të komunave të BDI-së bashkë me ato edhe rreth strukturave të BDI-së. Duke filluar nga do komunë që ato udhëheqin. Arsyeja tjetër është se po shohim se po investohet edhe në këtë drejtim prej buxhetit qendror por ama mjetet ndahne vetëm për komunat maqedonase e jo edhe për ato shqiptare. Cili është roli i BDI-së në qeveri?”, thotë Fazliu.

Deputeti Fazli në fjalën e tij konsatatoi se ndërtimi i trotuarve në komunën e Studeniçanit do të ishte një ndihmesë e madhe dhe lehtësim për fëmijët që shkojnë nëpër shkolla që mos rrezikohen dhe të kenë lëvizje të lirë që deri të shkolla kur të shkojnë, fëmija të jetë sado pak i sigurt, pastaj pse jo edhe turizmin mund të flasim.

“Unë jam i bindur që komuna e Studeniçanit do ta bëje edhe këtë projekt por kryetari Sadiki kur e morë komunën e gjeti në borxhe të zhytura nga parardhësi i tij Fati Iseni, kuadëri i BDI-së, i cili pllakat e bekatonit për ndërtimin e troutarve nuk i ka vendos që të ndërtojë trotuare por gjysmën e rrugë se ka bërë me asfaltë gjysën me bekatonka dhe e ka shkatruar edhe atë rrugë që ka qenë kjo është fatëkeqësia që e përjetojmë ne shqiptarët për arsye se BDI nuk ka asnjë lloj strategjie, as një llojë programi, as një llojë ide për zhvillimi ekonomik, por BDI me çdo mjet, edhe përmes gjakut do që te mbajë pushtetin”, nënvizoi deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *