Home / Lajme / Maqedoni / Fida: LEAR firmos kontratën për investim në Zonën ekonomike të Tetovës

Fida: LEAR firmos kontratën për investim në Zonën ekonomike të Tetovës

16 korrik-Investimi, sipas Drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja, Visar Fida është me vlerë fillimisht 15 milionë euro, me një objekt prej 11.0000 metra katrorë, dhe do të punësojë fillimisht 300 punëtorë.

Kompania Amerikane LEAR nga industria automobilistike sot nënshkruan kontratën për investim në Fabrikën e re në Zonën Industriale Zhvillimore të Tetovës.

Investimi, sipas Drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja, Visar Fida është me vlerë fillimisht 15 milionë euro, me një objekt prej 11.0000 metra katrorë, dhe do të punësojë fillimisht 300 punëtorë.

“Prodhimet nga kjo fabrikë do të eksportohen kryesisht në kompanitë automobilistike të Evropës perëndimore pasiqë në këtë kapacitet prodhues do të prodhohen karrige për automobila. Në një periudhë 3 vjeçare numri i vendeve të reja të punës në këtë kapacitet prodhues do të arrijë numrin prej 2000 vendeve të reja pune të krijuara”, deklaroi Fida.

Ai shtoi se duke e marrë parasysh se çdo vend i ri i hapur i punës krijon vende të reja pune në industrinë e shërbimeve, ky investim dukshëm do ta zvogëlojë papunësinë në rajonin e Pollogut dhe do ta afirmojë Pollogun për investime te reja nga kjo industri, pasiqë kompania LEAR është një nga gjigantët më të mëdhenj botëror në këtë industri.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *