Home / Lajme / Maqedoni / Figurat shqiptare s’janë “nisur” për në shesh, BDI heshtë

Figurat shqiptare s’janë “nisur” për në shesh, BDI heshtë

28 korrik-Nga ana tjetër Kreu i Komunës Qendër Andrej Zhernovski është shprehur disa herë se Komuna nuk do të pengojë ngritjen e 3 përmendoreve, por ato do të vendosen në momentin që do të jenë gati.

Në sheshin kryesor të Shkupit për çdo ditë mbinë nga një përmendore. Statuja të ndryshme të personave kontraversve në mesin e tyre edhe vrasës e kriminel.

Ndërkaq, për çudi përmendore e tre personaliteteve historike dhe kombëtare të shqiptarëve akoma nuk shohin dritën, njofton agjencia e lajmeve INA.

Që nga viti 2011 shqiptarët i presin këto përmedore të cilat partia shqiptare në pushtet nuk arriti ta realizojë asnjëherë ngritjen e tyre.

Madje zyrtarë të BDI-së, nganjëherë ngazëlloheshin dhe bënin selfije gabimisht me figura dhe përmendore të veprimtarëve maqedonas si Metodija Shatorov – Sharlo, duke menduar se janë monumente të shqiptarëve.
Nga BDI-ja heshtin dhe nuk komentojnë pengesat e mundshme që kanë bllokuar procedurën e vendosjes së përmendoreve shqiptare.

Nga ana tjetër Kreu i Komunës Qendër Andrej Zhernovski është shprehur disa herë se Komuna nuk do të pengojë ngritjen e 3 përmendoreve, por ato do të vendosen në momentin që do të jenë gati.

Procesi i vendosjes së përmendoreve të tilla pritej të përfundonte para disa viteve. Përmendoret e Agollit, Bagerit dhe Bogdanit përveç vonesës së jashtëzakonshme, dallohen nga përmendoret maqedonase edhe për cilësinë.

Këtë e tregon edhe çmimi për punimin e tyre, që sillet mes 45 deri 50 mijë euro për ato shqiptare, ndërkohë që aq para shpenzoheshin vetëm për bazamentet e përmendoreve maqedonase. (INA)

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *