Home / Lajme / Maqedoni / Filloi takimi mes komisionerit Hahn, ambsadorit Bailey dhe liderit të LSDM-së Zaev

Filloi takimi mes komisionerit Hahn, ambsadorit Bailey dhe liderit të LSDM-së Zaev

14 korrik-Takimit iu bashkua edhe ambasadori amerikan në vend, Jess Bailey. Pas takimit me Zaev parashikohet takim edhe me Kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Komisioneri u takua më parë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë Evropiane, Johannes Hahn, forcohet nga tre deputetët Ivo Vajgl, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan ku kanë filluar takime të ndara me liderët e katër partive politike në një përpjekje për të gjetur një kompromis për krizën politike, transmeton TetovaSot.

Negociatat janë kryer në rezidencën e Przhino të BE-së dhe për herë të parë Hahn dhe tre deputetët do takohen me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev i cili tashmë ka mbërritur në takimin që po do të mbahet në zyrat e BE-së. Zoran Zaev është i shoqëruar nga Radmilla Shekerinska dhe Renata Deskoska.

Takimit iu bashkua edhe ambasadori amerikan në vend, Jess Bailey. Pas takimit me Zaev parashikohet takim edhe me Kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Komisioneri u takua më parë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *