Home / Lajme / Maqedoni / Gashi: Oferta e Thaçit, joserioze dhe jo e sinqertë

Gashi: Oferta e Thaçit, joserioze dhe jo e sinqertë

Shkup, 07 Korrik – Reagimet e tilla erdhën pas deklaratës së kreut të PDSH-së Menduh Thaçi, se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Lëvizjen Besa, me qëllim që të rrëzojë BDI-në nga pushteti. Në thirrjen e tij, sigurisht nuk u përmend asnjë fjalë për Lëvizjen për Reforma në PDSH, të Zijadin Selës.

Lëvizja “Besa” e cilëson joserioze ofertën për bashkëpunim të kreut të PDSH-së Menduh Thaçi. Sipas Afrim Gashit, propozimi i Thaçit nuk është i sinqertë, ndërsa bashkëpunimi eventual me PDSH-në do të dëmtonte lëvizjen “Besa” si dhe interesin e shqiptarëve.

“Në parim ne nuk e dimë se kreu i PDSH-së a është serioz kur thotë se ne jemi tradhtarë apo kur na dëshiron sukses dhe kërkon bashkëpunim. Jo-konsistenca e tij nuk na bën të sigurt që ne t’i hapim dyert e bashkëpunimit me një lider të tillë partiak. Në parim, Lëvizja “Besa” ka hapur një shteg të veprimit politik te shqiptarët dhe ne në plan të parë kemi artikulimin e interesave të shqiptarëve dhe në këtë drejtim do të bashkëpunonim me secilin për të arritur këto interesa, por nëse hyjmë në këto aventura ne jemi të bindur se mund të dëmtojmë edhe interesin shqiptar edhe subjektin tonë”, deklaroi Afrim Gashi, Lëvizja “BESA”.
Reagimet e tilla erdhën pas deklaratës së kreut të PDSH-së Menduh Thaçi, se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe me Lëvizjen Besa, me qëllim që të rrëzojë BDI-në nga pushteti. Në thirrjen e tij, sigurisht nuk u përmend asnjë fjalë për Lëvizjen për Reforma në PDSH, të Zijadin Selës.

“Të dy partive të vogla opozitare, Besës dhe RDK-së i dëshiroj shumë sukses dhe kjo aspak nuk na shqetëson që ata të kenë angazhim të vërtetë opozitar. Jam i gatshëm të flas me ata të gjithë ata që janë dakord se për t’u ndryshuar pozita e shqiptarëve në Maqedoni, të gjithë së bashku në prillin e ardhshëm duhet të votojmë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

PDSH-ja njihet tashmë për dështimet në bashkëpunimin me partitë e tjera. Ndonëse disa herë filloi bashkëpunimin me RDK-në, ai rezultoi i dështuar për një periudhe shumë të shkurtër kohore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *