Home / Lajme / Maqedoni / GNK: Kriza në Maqedoni mund të përshkallëzohet

GNK: Kriza në Maqedoni mund të përshkallëzohet

10 korrik-“Publikimi i bombave të reja, çështja e Kumanovës dhe ndasitë etnike në rritje paraqesin vatër potenciale, posaçërisht për komunitetin shqiptar”, vlerwson Xhenifer Leonard, Zëvendësdrejtor i Byrosë në Uashington

Kriza në Maqedoni mund të përshkallëzohet edhe në aspektin e sigurisë, nëse nuk zgjidhet shpejtë. Kështu vlerëson Grupi Ndërkombëtar i Krizave. Në analizën e tij me titull “Çmontimi i bombave” të publikuar sot, ekspertët e këtij grupi i bëjnë thirrje BE-së të ushtroj presion të fuqishëm për daljen e vendit nga kriza aktuale.
“BE-ja duhet të bëjë presion për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila të marrë në konsideratë kapjen e shtetit si dhe korrupsionin e denoncuar, përfshi edhe hetimin e pavarur si dhe monitorimin, falë ndihmës ndërkombëtare. Maqedonia dhe Kosovam, me ndihmën e BE-së të bashkojnë forcat për të hetuar edhe rastin e Kumanovës.”, thuhet në analizë.
Në tekst ofrohen edhe propozimet e ekspertëve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, të cilat duhet të ndiqen nga BE-ja.

– Formimin e Qeverisë kalimtare e cila do të zbatoj të gjitha reformat e nevojshme dhe të organizonte zgjedhje të lira demokratike.
– Formimin e dy komisioneve parlamentare me ligj. Komisioni i parë të mbikëqyrte mbarëvajtjen e reformave ndërsa i dyti të merrej me përmbajtjet e “bombave” të opozitës, përfshi edhe hetimin për kriminalitetin që ato dëshmojnë.
– Të pranohet që qeveria kalimtare të mos vijë në pushtet nëse komisioni i parë parlamentar nuk përfundon realizimin e gjithë reformave.
– Të punohet në zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe të sigurohet përfaqësim adekuat i shqiptarëve në të gjitha nivelet, me politikë të drejtë për ndarjen e buxhetit dhe respektimin e gjuhës”.

Krahas tekstit, janë cituar edhe disa deklarata të ekspertëve nga GNK-ja.
“Vendi është në greminën e krizës politike, e shkaktuar nga përmbajtjet nxitëse të përgjimeve, që dëshmojnë një nivel dramatik të korrupsionin dhe kriminalitetit të qeverisë. Një shfrenim të dhunës në Kumanovën e përzier etnikisht, shkurajoi rajonin, duke rritur shqetësimet për një konflikt të mundshëm”, vlerëson Naim Rashiti, Drejtor i Projektit të grupit për RKIMIN politikës në Ballkan.
“Brukseli duhet të vazhdojë të punojë nga afër me Maqedoninë, që të mundësojë progres të vendit, në plan të reformave, si dhe të zhvillohet një hetim i besueshëm, ndërkombëtar që do të ndihmonte në dhënien e vendimin për aderim në BE”, shprehet Zhan Mari Gueheno, kryetar i GNK.
“Publikimi i bombave të reja, çështja e Kumanovës dhe ndasitë etnike në rritje paraqesin vatër potenciale, posaçërisht për komunitetin shqiptar”, vlerwson Xhenifer Leonard, Zëvendësdrejtor i Byrosë në Uashington
Pikërisht për zbutjen e ndasive etnike dhe zvogëlimin e jostabilitetit, GNK-ja rekomandon edhe dy masa me të cilat duhet të obligohen liderët e Maqedonisë. E para është që Maqedonia dhe Kosova të bëjnë një hetim të përbashkët për Kumanovën me ndihmën e ekspertëve nga BE-ja dhe SHBA-ja, që të përmirësohet siguria dhe që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Pavarësisht kësaj GNK-ja rekomandon përmirësimin e raporteve mes Kosovës dhe Maqedonisë, p.sh. përmes mbledhjeve të përbashkëta qeveritare ose bashkëpunim gjatë monitorimit të kufijve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *