Home / Lajme / Maqedoni / Gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë mbi 60 vjet lirohen nga puna deri më 4 gusht

Gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë mbi 60 vjet lirohen nga puna deri më 4 gusht

29korrik-Ministria thekson se në periudhën në vijim n[ë vazhdimësi do të ndiqet gjendja dhe do të merren masa të nevojshme sipas kushteve të motit. Ministria e Shëndetësisë përkujton në rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, në pajtim me Planin e akcizës për mbrojtje nga valët e ngrohta.

Deri më 4 gusht do të vazhdojnë të vlejnë rekomandimet për lirimin nga obligimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronik mbi 60 vjet, si dhe rekomandimet që të shmangen aktivitet ndërtimore në ambient të hapur në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 17:00, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Vazhdimi i rekomandimeve, të cilat ishin të vlefshme edhe javën e kaluar (nga 22 deri më 28 korrik) është për shkak të paralajmërimit të meteoalarmit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ­ se deri në fund të javës do të vazhdojnë temperaturat e larta mbi 40 gradë.

Ministria thekson se në periudhën në vijim n[ë vazhdimësi do të ndiqet gjendja dhe do të merren masa të nevojshme sipas kushteve të motit. Ministria e Shëndetësisë përkujton në rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, në pajtim me Planin e akcizës për mbrojtje nga valët e ngrohta.

“Gjatë ditëve ekstreme të ngrohta, rekomandohet qëndrim në hapësira të mbyllura të kondicionuara, ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në ambiente të hapura, të mundësohen pushime të shpeshta nën hije. Të mbahet veshje e lehtë dhe me ngjyra të hapura, ndërsa gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell edhe syze dhe kapelë mbrojtëse. Gjatë rrezitjes rekomandohet të shfrytëzohet krem me faktor të lartë për mbrojtje. Të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, më shumë pemë dhe perime dhe më pak ushqim të yndyrshëm. Të konsumohen sasi të mëdha të lëngjeve, më mirë ujë të thjeshtë dhe të shmangen pijet alkoolike. Gjatë hyrjen në automjet, është e nevojshme një kohë të caktuar të ajroset automjeti. Personat e sëmurë kronik duhet rregullisht ta marrin terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët amë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitjen e helmimeve me ushqim dhe sëmundje infektuese të zorrëve, rekomandohet larje e obligueshme e prodhimeve bujqësorekopshtare (pemë dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre, si dhe përgatitje termike e ushqimit dhe konsumimit të tij në afat shumë të shkurtë pas përgatitjes (përderisa nuk bëhet kjo, ushqimi i përgatitur të vendoset në frigorifer në +8 gradë dhe para përdorimit të ngrohet në +100 gradë Celsius). Rekomandohet të shmanget konsumimi i prodhimeve të cilat nuk janë të përpunuara në mënyrë termike, si majoneza nga vezët e shtëpisë, ndërsa me kujdes të konsumohet akullore dhe kremra të ndryshme.

Ministria përkujton edhe se në të gjitha qytetet nëpër shtet janë vendosur pika për rekomandime parandaluese dhe këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta. Pikat funksionojnë çdo ditë në periudhën nga ora 18:30 deri në orën 21.30. Në pikat kryhet matja e tensionit të gjakut dhe jepen këshilla për parandalimin nga moti i ngrohtë dhe për mënyrë të shëndetshme të jetës.portalb

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *