Home / Lajme / Maqedoni / Gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë lirohen nga obligimet e punës

Gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë lirohen nga obligimet e punës

22 korrik-Rekomandimet janë sjell duke pasur parasysh se një periudhë më të gjatë shteti është përfshirë me temperatura më të larta, të cilat sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme deri në fillim të javës së ardhshme.

Gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të moshës mbi 60 vjeç, prej sot e deri të martën – 28 korrik duhet të lirohen nga obligimet e punës, rekomandoi dje Qeveria, me propozim të Ministrisë.

Siç njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, në periudhën e njëjtë, rekomandohet që punëdhënësit t’i riorganizojnë aktivitetet e punës të punëtorëve në ndërtimtari të cilët punojnë në të hapur, me ç’rast do të evitohet kryerja e aktiviteteve ndërtimore në të hapur në periudhën nga ora 12 deri në orën 17.

Rekomandimet janë sjell duke pasur parasysh se një periudhë më të gjatë shteti është përfshirë me temperatura më të larta, të cilat sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme deri në fillim të javës së ardhshme.
“Për qytetarët nga i gjithë shteti vlejnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta siç janë: mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, mbajtje e rrobave të lehta dhe me ngjyrë të ndritur, evitimi i qëndrimit në të hapur, konsumimi i ushqimit të lehtë, ushqim i përpunuar termik dhe më shumë lëngje (ndërsa të evitohet konsumimi i ushqimit që prishet lehtë), mirëmbajtje e rregullt e higjienës së duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit, si dhe marrje të terapisë së rregullt tek të sëmurët kronikë”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.

Informatat për valët e të nxehtit vazhdimisht distribuohen në internet faqen: www.toplotnibranovi.mk.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *