Home / Lajme / Rajon / Greqia nuk del nga Eurozona-arrihet marrëveshje

Greqia nuk del nga Eurozona-arrihet marrëveshje

13 korrik-“Eurosamiti ka arritur unanimisht një marrëveshje. Të gjithë gati për programin e ESM (Mekanizmi i Emergjencës së Stabilitetit) për Greqinë, me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkroi Tusk në “Twitter”

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk njoftoi sot se liderët e Eurozonës kanë arritur një marrëveshje për Greqinë. “Eurosamiti ka arritur unanimisht një marrëveshje. Të gjithë gati për programin e ESM (Mekanizmi i Emergjencës së Stabilitetit) për Greqinë, me reforma serioze dhe mbështetje financiare”, shkroi Tusk në “Twitter”. Presidenti i KE-së, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe ai i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp për të folur mbi detajet e marrëveshjes. “Sot, ne kishim vetëm një objektiv. Të arrinim një marrëveshje. Pas 17 orësh, e kemi atë. Mendoj se dikush duhet të shkojë të flerë”, tha Tusk në nisje të fjalës. Më tej, Tusk deklaroi se e mirëpret “pozicionin konstruktiv” të Greqisë, i cili ka ndihmuar në rikthimin e besimit, por paralajmëroi se marrëveshja përmban “kushte strikte”.

“Besimi mund të rikthehet”

Edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se tashmë nuk është nevoja për një Plan B. Merkel e përjashton mundësinë për një “Grexit”, edhe pse nuk është rënë dakord ende për një program ndihme. Pavarësisht tensionimit të marrëdhënieve Berlin-Athinë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka qenë optimiste, duke u shprehur se besimi mund të rikthehet. “Besimi duhet të rindërtohet, autoritetete greke duhet të marrin përgjegjësi për atë që kanë rënë dakord”, tha Kancelarja. “Tani duhet një zbatim i shkallëshkallshëm i marrëveshjes”. Sipas saj, Eurogrupi është gati të japë koncesione në favor të qeverisë greke. Po lehtësimi i borxhit? Kancelarja thotë se eurogrupi është gati të marrë në konsideratë maturimin e borxhit grek, por një “shkrutim nominal” nuk përjashtohet. Merkel thekso se “pagesa e interesave ddo të diskutohet kur të bëhet një vlerësim i suksesshëm i programit grek”.

“Marrëveshja duhet të marrë miratimin e parlamenteve”

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem tha se marrëveshja duhet të aprovohet në Parlamentin grek. Nëse Athina arrin ta bëjë këtë të martën dhe të mërkurën, Eurogrupi mund të ketë një pamje më të qartë të mërkurën. Në vazhdim, 28 paralamentet e vendeve të BE-së do të japin aprovimin e tyre për programin e tretë të ndihmës. Më pas, do të fillojnë negociatat për programin e ri të ndihmës nga ESM, ku do të diskutohet edhe çështja e ristrukturimit të borxhit. Po ashtu, Dijsselbloem njoftoi më tej se asetet e Greqisë do të transferohen në një fond të ri, i cili do të kontribuojë në rikapitalizimin e fondit të ri. Mirëpo, ky fond do të vendoset në Athinë, jo në Luksemburg, ndryshe nga sa ishte parashikuar. Bisedimet për financimin e Greqisë do të fillojnë menjëherë, për ta ndihmuar vendin të shlyejë të gjitha pagesat e borxhit këtë verë.

“Nuk do të ketë ‘Grexit’”

Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker siguroi se nuk do të ketë “Grexit”. Jean-Claude Juncker, i pyetur sesi Aleksis Cipras do t’i çojë këto masa në parlament, duke marrë parasysh se ato u kundërvihen premtimeve me të cilat Syriza erdhi në pushtet, tha se është i bindur se parlamenti grek mund t’i aprovojë të gjitha masat ditën e sotme.

Si ndihet Brukseli për faktin se po akuzohet se ka lançuar një grusht shteti ndaj Greqisë?

Juncker: Thashë para referendumit se situata do të jetë më keq pas tij. Ky është një kompromis dhe nuk ka fitues dhe humbës. Është një marrëveshje tipike europiane.

Ministrat e Financave pritet të nisin bisedimet urgjente për të diskutuar për financimin e Greqisë. Greqia duhet t’i paguajë mbi 7 miliard dollarë BQE-së në Korrik dhe gusht para se të përfundojnë paratë e ndihmës.

“Marrëveshja u arrit”

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde e quajti marrëveshjen një “hap të mirë për të rindërtuar besimin”, transmeton “Bloomberg TV”. Ndërsa Kancelari austriak, Walter Faymann paralajmëroi se do të jetë “tepër e vështirë të zbatohet kjo marrëveshje”, por ajo do të ketë rezultate pozitive për kohezionin social grek.

Më herët, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat konfirmoi në “Twitter” se liderët e Bashkimit Europian kanë arritur një marrëveshje për Greqinë. Edhe Kryeministri belg, Charles Michel ka postuar në profilin e tij, duke njoftuar se marrëveshja është arritur.

Marrëveshja u arrit mëngjesin e sotëm në Bruksel, pas një samiti maratonë, të nisur pasditen e djeshme. Kryeministri grek, Aleksis Cipras u dorëzohet kërkesave të Europës për reforma të menjëherëshme, në mënyrë që të përfitojë ndihmën prej 86 miliardë eurosh (96 miliardë dolalrësh), të cilat nevojiten për ta ruajtur vendin e tij në Eurozonë.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *