Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Qëndrim nga Zaevi, jo Petkovski

Gruevski: Qëndrim nga Zaevi, jo Petkovski

12 korrik-Gruevski nuk deshi të paragjykonte nëse ndihmës-sekretarja amerikania e shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë Viktoria Njulland,do t’u jap shtytje të re bisedimeve për krizën politike dhe do të bëjë të mundur arritjen e marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës.

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk e merr seriozisht Tito Petkovskin e PRSD-së, i cilë dy ditë më parë në emër të opozitës së bashkuar kërkoi që VMRO DPMNE-ja të caktojë negociatorë të tjerë në vend të Gruevskit. Kryeministri kërkoi nga LSDM-ja që të dalë me qëndrim zyrtarë nëse kjo është kërkesa e tyre finale, dhe atëherë do t’i përgjigjet opozitës.

“Këtë e dëgjova nga zoti Tito Petkovski. Nëse ky bëhet qëndrim i opozitës, atëherë do t’u përgjigjem”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski nuk deshi të paragjykonte nëse ndihmës-sekretarja amerikania e shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë Viktoria Njulland,do t’u jap shtytje të re bisedimeve për krizën politike dhe do të bëjë të mundur arritjen e marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës.

“Nuk mund të paragjykoj, nuk e di se si, dhe çfarë do të bisedohet konkretisht me zonjën Njullandin”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Këto komente u bënë një ditë para vizitës së ndihmës-sekretares amerikane Njulland në Shkup. Vizita e saj shihet me optimizëm nga analistët politikë vendor të cilët thonë se diplomacia amerikane, do të jetë më efektive se ajo evropiane. Po ashtu, pas Njullandit, të martën zbret edhe komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Han. Ky intensifikim vizitash vjen në një kohë kur kriza politike është thelluar edhe më shumë, ndërsa dy partitë VMRO dhe LSDM mbeten të barikaduara në qëndrimet e tyre. LSDM kërkon që Gruevski të heq dorë nga posti i kryeministrit 6 muaj para zgjedhjeve derisa siç mësohet nga burime partiake, ai ka pranuar që postin ta lëshojë vetëm 3 muaj para zgjedhjeve. Jo zyrtarisht mësohet se në takimet e kaluara, liderët e katër partive kanë rënë dakord për pjesën më të madhe të pikave, ndërsa Gruevski i ka ofruar opozitës edhe poste ministrore. Një pikë tjetër e nxehtë mbetet edhe kërkesa e opozitës për ndërrimin e prokurorit publik.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *