Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski tërhiqet në dhjetor, LSDM merr MPB-në

Gruevski tërhiqet në dhjetor, LSDM merr MPB-në

15 korrik-LSDM merr ministrin e brendshëm dhe ministrin për punë dhe politikë sociale, ndërsa në 5 ministri do të ketë zv/ministra me të drejtë veto-je, 3 nga LSDM dhe 2 nga VMRO DPMNE.

Pas bisedimeve maratonike mes partive politike me ndërmjetësimin e komisarit Johanes Han, palët kanë arritur marrëveshje përfundimtare për dalje nga kriza.

Mësohet se se marrëveshja përmban dorëheqjen e kryeministrit Gruevski në mesin e muajit dhjetor.

LSDM merr ministrin e brendshëm dhe ministrin për punë dhe politikë sociale, ndërsa në 5 ministri do të ketë zv/ministra me të drejtë veto-je, 3 nga LSDM dhe 2 nga VMRO DPMNE.

Do të zgjidhet edhe Prokuror special për çështjen e përgjimeve, me konsensus nga 4 partitë, nga 15 shtatori i këtij viti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 24 prill të vitit të ardhshëm

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *