Home / Lajme / Maqedoni / Han me porosi për liderët be Maqedonisë

Han me porosi për liderët be Maqedonisë

8 korrik-Në demokraci duhet që të keni kompromis. Dhe kjo d.m.th se dy palët duhet bashkuar kah njëra-tjetra. Është tejet e rëndësishme që dy palët ta marrin parasysh situatën e rëndë politike dhe ekonomike në vend, si dhe perspektivën euroatlantike ta mbajnë gjallë”.

Eurokomisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han i cili është i përfshirë në procesin e bisedimeve midis pozitës dhe opozitës në një intervistë për REL paraqet pikëpamjet e tij në lidhje me problemet aktuale në Maqedoni.

Sipas tij, Maqedonia po humbas shumë kohë në gjetjen e zgjidhjes së krizës politike, ndërsa në prag e ka edhe krizën ekonomike.

Si duket, makineria propaganduese e Gruevskit për “Maqedonia punëson” dhe shumë projekte tjera përmes të cilave tentohen që të sillen investime të huaja dhe të krijohen vende të lira pune, në deklaratat e Johanes Han duken të gënjeshtra. Ai theksoi se Maqedonia gjendet përballë një krize të re ekonomike, e cila po fshihet prapa krizës politike, transmeton zhurnal.mk

Kaloi më shumë se një muaj nga marrëveshja e dy qershorit, a shihni progres në Maqedoni?

Johanes Han:“Duhet të them se pas mos suksesit në Bruksel i luta që të kthehen mbrapa dhe t`i vazhdojnë bisedimet. Aq sa kam njohuri ka disa propozime në tavolinë dhe shumë masa për besim, por unë kërkoj që të bëjnë kompromisi. Në demokraci duhet që të keni kompromis. Dhe kjo d.m.th se dy palët duhet bashkuar kah njëra-tjetra. Është tejet e rëndësishme që dy palët ta marrin parasysh situatën e rëndë politike dhe ekonomike në vend, si dhe perspektivën euroatlantike ta mbajnë gjallë”.

Pika kyçe a është ajo kur Gruevski do ta lëshoj pozitën e kryeministrit? A mendoni se kjo gjë duhet që të ndodh?

Johanes Han:“E kemi marrëveshjen e dy qershorit, i cili përmban shumë pika dhe njëra prej çështjeve kryesore ishte qeveria e ardhshme kalimtare deri në zgjedhje. Unë e kuptoj se bisedimet janë duke rrjedhur dhe dy palët duhet të vijnë deri te zgjidhja. Kjo gjë varet prej tyre. Ajo që është kontraktuar dhe ku duhet që të arrijnë është që të ketë zgjedhje deri në fund të muajit prill. Ne si institucion i BE-së, si Komision Evropian, në ndërkohë kemi punuar në një raport dhe e kemi paraqitur raportin ku kemi treguar se çka duhet të ndërmirret për t`u përgatitur zgjedhje të lira dhe demokratke. Filluam që të punojmë në të dhe partitë tjera duhet të punojnë në të, ta miratojnë, a për atë sesi individualisht do të vendosin, varet prej tyre. Por me rëndësi është që të kihet marrëveshje”.

Cili është mendimi juaj për kapacitetin demokratik të Gruevskit? A duhet të qëndroj në pushtet ai edhe përskaj të gjitha materialeve nga bisedat e përgjuara?

Johanes Han:“Mirëkuptimi im është se duhet që t`i ndihmojmë këtij vendi për të zhvilluar një kulturë të qëndrueshme demokratike dhe për këtë arsye është me rëndësi që të përgatiten zgjedhje të lira dhe demokratike, atëherë njerëzit do të vendosin për liderët e tyre se kush do ta udhëheq këtë vend. Kush duhet të sundoj me të, dhe besoj se kjo gjë është në dorë të njerëzve që të vendosin.”

A jeni të shqetësuar për situatën?

Johanes Han:“Po jam i shqetësuar, pasi që po humbëset kohë dhe sipas marrëveshjes së dy qershorit edhe partitë shqiptare u pajtuan me 19 qershor se vendit iu janë të rëndësishme interesat shtetërore e jo personale, dhe duhet që të merret përgjegjësi në vend. Situata ekonomike po keqësohet. Pritja e rritjes ekonomike prej 4 përqind tash është më së paku zero për të mos thënë nën zero. Papunësia është thuajse 30 përqind. Të gjitha vendimet për investime të kompanive të huaja janë në pritje. Mendoj se mbi 30 vendime janë në pritje. Dhe këtu është çështja e emigrantëve e cila tregon se vendi duhet të bëjë shumë”.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *