Home / Lajme / Maqedoni / Han nesër në Shkup

Han nesër në Shkup

13 korrik-Bazë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, siç njoftoi Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Johanes Han është korniza e dakorduar nga 2 qershori që parashikon ndërmarjen e reformave urgjente në disa fusha, që në propozim të Komisionit Evropian veçmë e zbaton Qeveria e Maqedonisë dhe në fund mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më vonë deri në prill të vitit 2016 .

Eurokomisari për negociata për zgjerimin dhe politikës fqinjësore evropiane, nesër do të udhëtojë në Shkup me qëllim që të arrihet marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund krizës politike në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në bazë të kornizës së dakorduar më 2 qershor që pikërisht këtë e ndërmjetësoi gjatë takimit me Nikolla Gruevskin, Zoran Zaevin, Ali Ahemtin dhe Menduh Thaçin në Shkup, Han vjen nesër i përforcuar me eurodeputetët Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, me qëllim që të arrihet marrëveshje e qëndrueshme që asnjëra nga palët e përfshira në Maqedoni nuk do të mund të mos e respektojë.

Sipas njoftimit që sot e dha Komisioni Evropian, Johanes Han do ta vizitojë gjatë ditës së nesërme Maqedoninë “për takim me liderët e katër partive më të mëdha politike: Nikolla Gruevski Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi”.

“Takimet që do të mbahen më 14 korrik kanë për qëllim tejkalimin e krizës politike në vend. Në ato gjithashtu, do të marrin pjesë negociuesit nga Parlamenti Evropian, Ivo Vajgëll Riçard Hovit dhe Eduard Kukan” informon Komisioni Evropian.

Ajo që dihet është se pas humbjes së negociatave 10-të orëshe në Strasburg para dy muajve, si dhe 10 orët në Shkup dhe 12 orë në Bruksel muajin e kaluar, ardhja e nesërme e komisarit Han në Shkup është me qëllim për herë të fundit të përpiqet të arrihet marrëveshje të liderëve politikan të Maqedonisë. Për këtë qëllim ai vjen në përbërjen e tërësishme ndërmjetësuese të Bashkimit Evropian për këtë problem, në të cilën janë të përfshirë edhe tre eurodeputët që e filluan ndërmjetësimin mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Bazë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, siç njoftoi Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Johanes Han është korniza e dakorduar nga 2 qershori që parashikon ndërmarjen e reformave urgjente në disa fusha, që në propozim të Komisionit Evropian veçmë e zbaton Qeveria e Maqedonisë dhe në fund mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më vonë deri në prill të vitit 2016 .

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *