Home / Lajme / Maqedoni / Han sot në Shkup, edhe një tentim për zgjidhjen e krizës

Han sot në Shkup, edhe një tentim për zgjidhjen e krizës

14 korrik-Sipas paralajmërimeve, kjo do të jetë përpjekja e fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes liderëve politikë në Maqedoni, gjegjësisht mes kryeministrit dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së dhe opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Komisari për negociata dhe zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, po qëndron sot në Shkup, për t’u takuar me liderët e katër partive më të mëdha politike.

Sipas paralajmërimeve, kjo do të jetë përpjekja e fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes liderëve politikë në Maqedoni, gjegjësisht mes kryeministrit dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe liderit të LSDM-së dhe opozitës maqedonase Zoran Zaev. Në takimet e këtilla të liderëve marrin pjesë edhe kryetarët e dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së.
Komisarin Hahn kësaj radhe në Shkup do ta shoqërojë treshja e euro-parlamentarëve Richard Howitt, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan.

Në takimin e fundit eurokomisari Han nuk mori pjesë me arsyetimin se palët në bisedime nuk kishin lëvizur nga pozicionet e tyre të ngurta.

Në një tentim për të nxitur zgjidhjen e krizës së thellë politike në të cilën gjendet vendi, dje në Shkup qëndroi edhe ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, e cila pati takime të ndara me të katër liderët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *