Home / Lajme / Maqedoni / Han takohet me liderët shqiptarë Ahmeti e Thaçi

Han takohet me liderët shqiptarë Ahmeti e Thaçi

14 korrik-
“Mendoj që momenti më i rëndësishëm sot për të gjitha partitë politike është që ta tejkalojnë veten, të vendosin interesat shtetërore mbi ato partiake. Për mendim timin, për aq sa unë kam pasur takime me gjithë përfaqësuesit politik, ka tek të gjithë gatishmëri për të dalë nga kjo situatë dhe ta fusin gjendjen në binarë për zgjidhje përfundimtare”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Euro-komisari Johanes Han ka filluar takimet e ndara me liderët politik sot në Shkup. Han ka dëgjuar fillimisht qëndrimet e liderëve të partive shqiptare, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Pas takimit me Hanin, Ahmeti u shpreh se ka gatishmëri tek liderët politik për zgjidhjen e krizës dhe u bëri thirrje që të tejkalojnë veten dhe t’i vendosin interesat e shtetit para interesave partiake.

“Mendoj që momenti më i rëndësishëm sot për të gjitha partitë politike është që ta tejkalojnë veten, të vendosin interesat shtetërore mbi ato partiake. Për mendim timin, për aq sa unë kam pasur takime me gjithë përfaqësuesit politik, ka tek të gjithë gatishmëri për të dalë nga kjo situatë dhe ta fusin gjendjen në binarë për zgjidhje përfundimtare”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Han do t’i vijojë takimet e ndara në rezidencën e BE-së në Përzhino. Në 13:20 do të takojë kreun e LSDM-së Zoran Zaev, më pas kryeministrin Gruevski dhe pas tij sërish liderët e partive shqiptare. Për në ora 17:00 është parashikuar takim i përbashkët i të gjithë liderëve në Përzhino, ndërsa në 18:30 Han ka paralajmëruar konferencë për shtyp. Bashkë me Hanin në Maqedoni kanë udhëtuar edhe euro-deputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Houit. Benjamin Arifi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *