Home / Lajme / Maqedoni / Han vjen në Shkup javën e ardhshme

Han vjen në Shkup javën e ardhshme

11 korrik – Sipas planit, Han fillimisht do të mbaj takime individuale e më pas të përbashkëta me katër liderët, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Ngjarjet e fundit në Maqedoni detyruan euro- komisarin Johanes Han sërish të caktojë udhëtim për në Shkup, në pjesën e parë të javës së ardhshme, njofton zëdhënësja e tij Maja Kocijançiq për “Meta”.

Një ditë pas vizitës së ndihmës sekretares së shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Viktoria Nuland e cila në Maqedoni erdhi të hënën dhe euro- komisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han të përpiqet t’i vë fund krizës politike, konfirmoi për “Meta”, zëdhënësja e tij Maja Kocijançiq.

Sipas planit, Han fillimisht do të mbaj takime individuale e më pas të përbashkëta me katër liderët, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Kocijançiq deklaroi se diskutimet mes liderëve politik janë në pikë kritike. BE pret prej të gjithë tyre të sillen në mënyrë përgjegjëse dhe konstruktive dhe të punojnë urgjentisht për të arritur marrëveshje.

Për KE-në Maqedonia gjendet në gjendje të vështirë dhe nuk guxon të humb kohë.

“Konfirmojmë se katër liderët firmosën marrëveshje më 2 qershor dhe e vërtetuan më 19 qershor. Kjo marrëveshje është bazë për kompromis final”, thotë Kocijançiq për “Meta”.

“Kompromisi është element thelbësorë në demokraci. Energjia politike patjetër duhet të fokusohet, jo në çështje partiake, por në reforma siç thuhet në rekomandimet e Komisionit”, thotë zëdhënësja e Han

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *