Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov gjunjëzohet para BDI-së, e fton për bashkëpunim

Ivanov gjunjëzohet para BDI-së, e fton për bashkëpunim

16 korrik-Presidenti theksoi se dyert e kabinetit presidencial janë çdoherë të hapura për bashkëpunim dhe se si deri më tani ai personalisht është i gatshëm të marrë pjesë në përballje me të gjitha sfidat.

Apel deri te liderët e LSDM­së dhe BDI­së për bashkëpunim dhe komunikim në momente ku shteti përballet me sfida, dërgoi sot nga Gjevgjelia presidenti i shtetit Gjorge Ivanov duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse deklarata e tij e djeshme njëkohësisht nënkupton edhe shtrirje të dorës ndaj LSDM­së dhe BDI­së.

Presidenti theksoi se dyert e kabinetit presidencial janë çdoherë të hapura për bashkëpunim dhe se si deri më tani ai personalisht është i gatshëm të marrë pjesë në përballje me të gjitha sfidat.

“E dini qëndrimin e LSDM­së dhe BDI­së, por edhe përveç gjithë kësaj që po na ndodh sërish jap apel deri te ata se tani në këto momente kemi nevojë për bashkëpunim, kemi nevojë për komunikim, është e nevojshme që si shtet të përballemi me sfida që na paraprijnë”, theksoi Ivanov pas vizitës në linjën jugore kufitare të Maqedonisë.

Ai tha se shpreson se të gjithë do të nxjerrim një mësim nga tërë ajo që deri më tani ka ndodhur dhe ajo është se mungesa e dialogut dhe mosrespektimi i institucioneve është arsyeja kryesore që në çdo dy vjet ndodhin kriza.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *