Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Marrëveshja të mos kuptohet si luftë për pushtet

Ivanov: Marrëveshja të mos kuptohet si luftë për pushtet

15 korrik-“Në këtë sferë na qëndrojnë para sfida për të cilat na duhet bashkim, besim dhe bashkëpunim”, theksoi Ivanov.
Ai tha se partitë duhet ta kuptojnë rrolin që e kanë në shoqëri dhe t`i analizojnë pasojat nga të gjitha aktivitetet e tyre.

Presidenti i Maqedonisë Gorge Ivanov e përshëndeti marrëveshjen e arritur midis liderëve politik dhe vendosjen e dialogut përmes institucioneve. Ai pret që në afat sa më të shpejtë, klima politike të normalizohet dhe të kthehet përkushtimi i Maqedonisë ndaj euro integrimeve.

“Në këtë sferë na qëndrojnë para sfida për të cilat na duhet bashkim, besim dhe bashkëpunim”, theksoi Ivanov.

Ai tha se partitë duhet ta kuptojnë rrolin që e kanë në shoqëri dhe t`i analizojnë pasojat nga të gjitha aktivitetet e tyre.

“Duhet të nxjerrim mësim nga kjo krizë. Me marrëveshjen e arritur të gjithë e njohim forcën evropiane. Kërkoj që Këshilli Evropian ta vlerësoj konstruktivitetin e treguar të liderëve dhe shumë shpejtë të sjell vendim për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE, si një parakusht i rëndësishëm për vazhdimin e integrimeve, por edhe si mbrojtje preventive nga kriza të këtilla”, theksoi ai.

Kryetari shpreson se rregullat nga marrëveshja nuk do të janë motiv për luftë pushteti, por garë të ideve dhe programeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *