Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov në Kroaci

Ivanov në Kroaci

7 korrik-Ivanov do të marrë pjesë në programin kulturoro-artistik të SHKA “Vëllezërit Milladinov” nga Kroacia, me ç’rast do të vendosë kurorë në varrin e Josip Juraj Shtrosmaer.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e vazhdon vizitën zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Sipas axhendës, Ivanov do ta vizitojë Komunën Gjakovo, ku do të takohet me përfaqësues të bashkësisë lokale maqedonase.

Ivanov do të marrë pjesë në programin kulturoro-artistik të SHKA “Vëllezërit Milladinov” nga Kroacia, me ç’rast do të vendosë kurorë në varrin e Josip Juraj Shtrosmaer.

Presidenti Ivanov dje në Zagreb realizoi takime me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe me kryetarin e Saborit kroat, Josip Leko.

Kjo është vizita e tretë zyrtare e presidentit Ivanov në Kroacisë, vizitat paraprake ishin në vitin 2009 dhe në vitin 2011.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *