Home / Lajme / Maqedoni / Ivanovski: Qasja e RTVM-së do të ndryshojë

Ivanovski: Qasja e RTVM-së do të ndryshojë

21 korrik-Ivanovski shprehet se Prokurori Special do të vërtetojë nëse Shërbimi Publik është nën ndikimin e pushtetit aktual. Drejtori ekzekutiv i RTVM-së shprehet se nuk i vjen aspak turp nga anketa e fundit e IRI-t për shikueshmërinë e lajmeve të këtij shërbimi.

Shërbimi Radiodifuziv Publik i Maqedonisë do të ndryshojë qasjen e informimit. Edhe Qeveria, edhe të punësuarit në RTVM janë duke përgatitur tashmë një dokument në të cilin do të saktësohet mënyra e informimit të qytetarëve. Përmes tij, por edhe përmes një kodi të posaçëm do të përcaktohen rregullat për informim të paanshëm.

“Unë, si ministër kam disa rekomandime në të cilat jemi duke punuar dhe një pjesë e tyre kanë të bëjnë me Shërbimin Publik. Jemi duke shqyrtuar shembuj edhe nga Evropa, lidhur me mënyrën se si e kanë rregulluar vendet evropiane, që të shohim nëse modelet e tyre janë më të mira se tonat me qëllim që të përmirësohet situata dhe të mos vihemi në shënjestër sërish në raportet që vijojnë nga KE-ja, pra të kemi vërejtje lidhur me Shërbimin Publik Radiodifuziv”, deklaroi Ivo Ivanovski, ministër i Shoqërisë informatike dhe Administratës.

Ivanovski shprehet se Prokurori Special do të vërtetojë nëse Shërbimi Publik është nën ndikimin e pushtetit aktual. Drejtori ekzekutiv i RTVM-së shprehet se nuk i vjen aspak turp nga anketa e fundit e IRI-t për shikueshmërinë e lajmeve të këtij shërbimi.

“Ne nuk turpërohemi nga fakti që vetëm 4% e popullatës informohet nga programi ditor-informativ i RTVM-së. Nuk shikoj pse do të ishte problem. Sa i përket pjesës nëse ndiej disfatë personale për negociatat politike… as nuk jam emëruar nga Qeveria, as nuk kam funksion politik. Mua më zgjedh Këshilli i Radiotelevizionit të Maqedonisë dhe mua mund të më shkarkojë vetëm ai. Çdo gjë tjetër është pjesë e politikës ditore në të cilën gjatë periudhës së kaluar, as nuk kam qenë pjesë e as që do të marr pjesë në të ardhmen”, u shpreh Marjan Cvetkovski, drejtor ekzekutiv i RTVM-së.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, vendi duhet t’i pranojë doemos vërejtjet që vijnë nga Evropa.

“Ne nuk mund të kemi sistem mediatik që nuk është në përputhje me sistemi politik. Nuk mund të mohojmë se sistemi politik në Maqedoni është i politizuar dhe i partizuar thellë, dhe këtë fakt duhet ta pranojmë doemos. Prandaj, ne propozojmë në që sistemin programor të prezantohen partitë politike, por jo vetëm ato në pushtet… edhe ato opozitare. Praktikisht edhe ato i përfshini në sistem dhe në një farë mënyre, marrin përsipër përgjegjësi për punën e servilit publik”, tha Naser Selmani, Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Sipas drejtuesve të RTVM-së por edhe sipas pjesëmarrësve në debat, paratë që momentalisht arkëtohen nga taksa radiodifuzive nuk janë të mjaftueshme për funksionimin normal të Shërbimit Publik. Momentalisht arkëtimi arrin 70%. Për gjysmë viti janë arkëtuar rreth 5 milionë euro. Krahasuar me vitin 2012 arkëtimi është dyfishuar. Që të mund të funksionojnë normalisht, nga RTVM-ja shprehen se u nevojiten 90 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *