Home / Lajme / Maqedoni / Ja si i mbushin valixhet me para këngëtarët e dasmave shqiptare

Ja si i mbushin valixhet me para këngëtarët e dasmave shqiptare

Festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat është bërë praktikë ndër shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë që të organizohen gjatë kohës së pushimit të verës, kjo edhe për shkakun e ardhjes së pjesëtarëve të familjeve të tyre që jetojnë në diasporë

Një këngëtare e muzikës popullore shqiptare ka publikuar në Facebook, grumbuj parash, përfituar nga bakshishet në një dasmë në Tetovë.

Festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat është bërë praktikë ndër shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë që të organizohen gjatë kohës së pushimit të verës, kjo edhe për shkakun e ardhjes së pjesëtarëve të familjeve të tyre që jetojnë në diasporë, shkruan lajmi.net.
Më së miri këtë e dëshmon rasti i një këngëtare të muzikës popullore, e quajtur Fatlume Popovci, e cila ka publikuar në profilin e saj në Facebook grumbuj me kartëmonedha të ndryshme, si euro e dollarë, të cilat i ka siguruar nga bakshishet në një dasëm në një fshat të Tetovës.
“Hajde gazeta shkruni se kam pas arsyeje me buzëqesh se moti s’keni shkru, Sonte në dasmë në Gurgunicë, Tetovë”, ka shkruar Popovci në Facebook, derisa në foto shihet grumbujve të parave të hedhura përreth saj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *