Home / Lajme / Maqedoni / Janë dhënë 410 vërtetime për kërkim të së drejtës për azil

Janë dhënë 410 vërtetime për kërkim të së drejtës për azil

7 korrik-Në periudhën prej 19 qershorit 2015 deri sot në ora 8, janë ndarë vërtetime për gjithsej 9.005 shtetas të huaj, prej të cilëve 6.964 janë meshkuj, 1.140 femra, 861 janë fëmijë të cilët i shoqërojnë mbajtësit e vërtetimit, si dhe 40 fëmijë të tjerë për të cilët është dhënë vërtetim për konfirmim e qëllimit për dorëzimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Azil lëshoi 410 certifikata për qëllimin e shprehur për dorëzimin e kërkesës për pranimin e së drejtës për azil në Republikën e Maqedonisë për shtetasit e huaj, të cilët kanë hyrë ilegalisht në territorin tonë, njoftoi sot MPB-ja.

Në periudhën prej 19 qershorit 2015 deri sot në ora 8, janë ndarë vërtetime për gjithsej 9.005 shtetas të huaj, prej të cilëve 6.964 janë meshkuj, 1.140 femra, 861 janë fëmijë të cilët i shoqërojnë mbajtësit e vërtetimit, si dhe 40 fëmijë të tjerë për të cilët është dhënë vërtetim për konfirmim e qëllimit për dorëzimin e kërkesës për njohjen e së drejtës për azil.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 6.194, pastaj Afganistani – 771, Iraku – 493, Pakistani – 369, Somalia – 302, Kongo – 241, Palestina – 236 …

Nga fillimi i ndarjes së vërtetimeve e deri sot në Repartin për azil janë dorëzuar 13 kërkesa nga shtetas sirian për azil, katër prej tyre për fëmijë.

Deri në orën 17, Kryqi i Kuq ofron ndihmën e parë për 222 njerëz në stacionet hekurudhore Tabanoc dhe Gjevgjeli. Është bërë edhe transporti i një personi në spitalin e përgjithshëm të Gjevgjelisë, dhe pas ndihmës së treguar mjekësore personi është kthyer në stacionin hekurudhor. Janë shpërndarë 196 shishe ujë, 24 pako UNFPA, 24 kuti bukë e thekur, 25 batanije dhe dy paketime pelena

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *