Home / Lajme / Botë / Jeta e pabesueshme e Armikut Publik nr.1

Jeta e pabesueshme e Armikut Publik nr.1

14 korrik-Ajo është qytetare amerikane dhe nuk ka akuza ndaj saj. Coronel është mbesa e Nacho Coronel, një trafikant i njohur, që u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtrinë meksikane.

Ndërsa po binte nata në një nga burgjet më të sigurt në Meksikë, një nga baronët më të fuqishëm dhe enigmatikë të drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, po vinte në jetë një plan arratisjeje, që ka provokuar një nga gjuetitë më të mëdha në histori për një person.

Në një skenë filmash, ai u arratis përmes një rrjeti tunelesh deri në 1.6 kilometra të gjatë, duke turpëruar shtetin për herë të dytë në 14 vite.

Kreu i kartelit më të fuqishëm dhe më të pamëshirshëm në botë vlerësohet si krimineli më i kërkuar në botë që prej Osama Bin Laden.

Sipas Daily Mail, ekspertët vlerësojnë se njeriu që ka fituar imazhin e një Robin Hudi, nuk mund të gjendet kurrë.

Por kjo nuk është hera e parë që Guzman arratiset.

Pasi u dënua me 20 vite burg për vrasje dhe trafik droge, ai u arratis nga burgu në Jalisco në vitin 2001.

Shumë thonë se ai u arratis përmes një koshi rrobash të palara, edhe pse ka shumë versione të tjera.

Ajo që dihet është se ai pagoi mbi 2.5 milionë dollarë për këtë plan, duke korruptuar dhe bashkëpunuar me rreth 78 persona.

Guzman, kreu i kartelit Sinaloa, u kap për herë të parë në Guatemala në vitin 1993, përpara se të ekstradohej në Meksikë, ku u dënua me 20 vite.

Ai e ktheu burgun në një hotel me pesë yje, ku futej kokainë, Viagra, prostituta të shtrenjta dhe ushqim luksi.

Pas 13 vitesh në arrati, ai u arrestua shkurtin e shkuar.

Ata e gjetën në një banesë modeste në një qytet resort, duke u fshehur me gruan dhe vajzat e tij binjake.

Një kriminel i zgjuar, ai njihet për faktin se ngriti një rrjet gjigand tunelesh në kufirin mes SHBA dhe Meksikës për të trafikuar kokainë dhe droga të tjera.

Kur iu zbulua rrjeti i tuneleve, ai gjeti një shpikje tjetër: specat djegës.

Ai ngriti një firmë dhe transporonte me mijëra kavanoza me speca djegës, të mbushur brenda me kokainë.

Karteli i tij transporonte tonelata drogë me anije kontejnier, me peshkarexha, nëndetëse e madje edhe avionë të mëdhenj.

Në një pikë, kur amerikanët ngritën një gardh të sigurisë së lartë në kufi, ai gjeti një tjetër metodë për ta kaluar: katapultat.

Guzman lindi në prill të vitit 1957 në një fshat të vogël në La Tuna, në një familje të varfër fermerësh.

Edhe pse dihet pak për këtë periudhë të jetës, ai e la shkollën kur ishte tetë vjeç për të punuar me babanë duke mbledhur portokalle.

Pavarësisht se ishte analfabet, ai ishte i zgjuar dhe në moshën 15-vjeçare nisi të shiste vetë kokainë. Shumë shpejt ai fitonte për të mbajtur edhe familjen.

Në vitin 1980, ai u rekrutua nga bossi i kartelit, Miguel Angel Felix Gallardo.

Puna e tij ishte të kontaktonte trafikantët e drogës në Kolumbi. Kështu ngriti një rrjet të pabesueshëm me kontakte.

Shumë shpejt ai u ngrit në krye të këtij karteli.

Aftësia e tij për të futur tonelata heroinë, kokainë dhe marijuanë në SHBA e kanë bërë një nga njerëzit më të pasur në botë.

Ai vazhdon të jetë ndër njerëzit më të pasur dhe me më ndikim në botë, sipas revistës Forbes.

Guzman u rrit në një familje, ku babai e rrihte vazhdimisht. Ai adhuronte nënën e tij, një katolike e thekur, që thuhet se është i vetmi person që ndikonte mbi vendimet e tij.

Në gusht, gruaja e tij bukuroshe, Emma Coronel- një ish mbretëreshë bukurie- lindi binjake në një spital në rrethinat e Los Angeles.

Çifti u martua kur ajo mbushi 18 vjeç në një ceremoni luksoze në Meksikë, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë policie.

Ajo është qytetare amerikane dhe nuk ka akuza ndaj saj. Coronel është mbesa e Nacho Coronel, një trafikant i njohur, që u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtrinë meksikane.

Guzman është i pari njeri që vlerësohet si “Armiku Publik numër 1”, një etiketim që nuk jepej që nga koha e Al Kapones.

Sipas Komisionit për Krimin në Çikago, Guzman “i tejkalon me lehtësi masakrat dhe shkatërrimin social që shkaktoi Al Kapone”.

Pas vdekjes së Osama Bin Laden, Guzman është bërë personi më i kërkuar për FBI dhe Interpolin.

Shenja dalluese e tij është dhuna brutale.

Karteli i tij është përfshirë në një përplasje të dhunshme me disa kartele të tjera, si paramilitarët e Zetas.

Beteja mes tyre ka shkaktuar rreth 100 mijë njerëz.

Në një rast në aeroportin Guadalajara u vra një kryepeshkop i njohur. Vrasësit kishin menduar se ai është Guzman.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *