Home / Lajme / Rajon / Katolikja nga Gjakova dje agjëroi

Katolikja nga Gjakova dje agjëroi

14 korrik-“Për herë të parë në jetën time do të agjëroj një ditë të Ramazanit që ta provoj edhe unë ndjenjën e vëllezërve të mi myslimanë”, thotë Edlira, duke sqaruar se agjërimin e filluar me duanë “Bismilahi Rrahmani – Rrahim!

Ndonëse i takon besimit katolik,Edlira Gjergji, një parukiere e njohur nga Gjakova, e cila hobi e ka edhe muzikën, dje ishte me Ramazan.

Ajo kishte vendosur që ditën djeshme ta agjëroj, për tu bashkëndjerë me vëllezërit e saj të besimit mysliman.

“Për herë të parë në jetën time do të agjëroj një ditë të Ramazanit që ta provoj edhe unë ndjenjën e vëllezërve të mi myslimanë”, thotë Edlira, duke sqaruar se agjërimin e filluar me duanë “Bismilahi Rrahmani – Rrahim!

E bëra nijet me agjëruar këtë ditë të Ramazanit, për hir të Allahut. Inshallah Allahu ma bën kabull (ma pranon) – AMIN”.

E pyetur për motivimin që ta sprovoj vetën me këtë veprim, Edlira thotë se kjo i ka ardhur nga miqtë e saj myslimanë.

“Pavarësisht se kombi ynë i përket disa religjioneve, ne mbetemi vëllezër e motra. Dhe, po mendoja që, kur miqtë e mi myslimanë po agjërojnë kaq ditë, përse unë të mos e sprovoj veten me një ditë të vetme!

Dua ta ndjej edhe unë sakrificën që bëjnë vëllezërit e motrat tona myslimane. Vetëm atëherë do ta ndjejmë njëri-tjetrin më shumë”, tha për Radio Sharrin, besimtarja katolike, Edlira Gjergji.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *