Home / Lajme / Maqedoni / KE-ja pret që bisedimet në Maqedoni të vazhdojnë

KE-ja pret që bisedimet në Maqedoni të vazhdojnë

1 korrik-
I pyetur nëse KE-ja ka diçka për të thënë për atë se konflikti politik në Maqedoni është ngritur edhe në nivelin evropian me konflikt mes partive të socialistëve dhe demokratëve evropianë dhe Partisë Popullore Evropiane (EPP), zëdhënësja e Komisionit mohoi se Brukseli zyrtar pengon në procesin e dialogut politik në Maqedoni, duke sqaruar

Komisioni Evropian (KE) sot e ka përshëndetur vazhdimin e diskutimeve mes liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni dhe theksoi se është i rëndësishëm implementimi dhe adresimi i listës së reformave urgjente që Qeveria joformale e Bashkimit Evropian i ka kërkuar javën e kaluar nga Maqedonia.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zëdhënësja e KE-së,Maja Kocijançiq e ka konformuar qëndrimin e Brukselit zyrtar se ka shpresë nga vazhdimi i dialogut për dhënien fund të krizës politike në Maqedoni dhe se reformat urgjente që i kërkoi KE-ja është më me rëndësi që të zgjidhen.

“Atë që mund ta them është se e përshëndesim vazhdimin e diskutimeve të liderëve të partive politike në Maqedoni, përfshirë edhe implementimin e rekomandimit që KE-ja i ka prezantuar dhe kanë të bëjnë me marrëveshjen e 2 qershorit. Ne presim rezultate konkrete nga këto bisedime në një të ardhme të afërt. E dini se komisari për negociata për zgjerim, Johanes Han ka shprehur gatishmëri që të ndërmjetësojë dhe kjo mbetet rast, ndërsa edhe bisedimet kanë ndodhur në prani të ambasadorit të BE-së”, tha Kocijançiq.

Zëdhënësja e KE-së gjithashtu ka potencuar se në këtë fazë të diskutimeve politike në Maqedoni nuk ka vizitë të mundshme të konfirmuar të komisarit Han në vend. Ajo gjithashtu, theksoi se në proces të ndërmjetësimit për krizat politike në Maqedoni, rol të rëndësishëm kanë edhe anëtarët e Parlamentit Evropian që vijnë nga grupe të ndryshme dhe se e gjithë kjo është në mbështetje të faktit se nevojitet marrëveshje në Maqedoni mes liderëve të katër partive kryesore politike.

“Kjo është marrëveshje që duhet të arrihet në nivel të liderëve politikë në vend, ndërsa BE-ja e ka vendosur pozicionin e saj shumë qartë”, shtoi Kocijançiq.

I pyetur nëse KE-ja ka diçka për të thënë për atë se konflikti politik në Maqedoni është ngritur edhe në nivelin evropian me konflikt mes partive të socialistëve dhe demokratëve evropianë dhe Partisë Popullore Evropiane (EPP), zëdhënësja e Komisionit mohoi se Brukseli zyrtar pengon në procesin e dialogut politik në Maqedoni, duke sqaruar:

“Nëse përpiqem të përgjithësoj, mendoj se BE-ja e ka vendosur pozicionin e saj shumë qartë, jo vetëm komisari, por edhe ministrat e punëve të jashtme, të cilët diskutojnë për situatën, ndërsa ata vijnë nga prapavija të ndryshme politike. Kjo është çëshjte që duhet ta shikoni nga perspektiva më e gjerë. Vendi ka perspektivë të qartë evropiane, ka gjëra që duhet të bëhen si prioritare. Zhvillohet krizë politike që duhet të zgjidhet, mesazhe vijnë nga anë të ndryshme për këtë dhe është me rëndësi që puna këtu të vazhdojë”, potencoi zëdhënësja Kovijançiq.

Me këtë mesazh të Brukselit zyrtar, sipas korrespondentit të MIA-s nga Brukseli, është e qartë se fokusi i Bashkimit Evropian tani është vendosur në ballafaqimin e shtetit të Maqedonisë dhe para se gjithash të Qeverisë me masat urgjente për reforma që i propozoi komisari Han dhe komisioni ekspert i KE-së, ndërsa të cilat kanë të bëjnë në gjyqësinë e Maqedonisë, reformat zgjedhore dhe liritë mediale. Riorientimi i këtillë i fokusit të BE-së është për shkak të shkatërrimit të fundit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev të marrëveshjes që në fillim të këtij muaji ka qenë e mundshme në Bruksel, kur me ndërmjetësim të Hanit, por edhe mediatorëve të tjerë evropianë pas tetë orëve bisedime priteshe që katër liderët politikë, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi të arrijnë marrëveshje për dhënie fund të krizës politike në vend

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *