Home / Lajme / Maqedoni / Kirov dhe Ençen: Bullgaria ka financuar VMRO-në në formimin e saj

Kirov dhe Ençen: Bullgaria ka financuar VMRO-në në formimin e saj

13 korrik-Deklaratat nga Bullgaria hapin një pikëpamje të re në procesin e lustrimit në vend. Pikërisht shkaku i urdhrave për monitorim të selisë së VMRO DPMNE-së në periudhë 1992-1998 si dhe një pjese të anëtarëve dhe kryesisë të kësaj partie, ishin lustruar disa ministra dhe persona që atëher

Bullgaria disa herë ka financuar VMRO DPMNE-në si parti opozitare, saqë edhe shërbimet sekrete të Sofjes zyrtare kanë pasur një lloj roli në formimin e partisë. Këto janë dy tezat kryesore që ndajnë ish shefi i shërbimit sekret bullgar Kirço Kirov dhe diplomati dhe agjenti Velizar Ençev, në emisionin “Zonë e lirë” e gazetarit të njohur Georgi Koritarov. Pikërisht Ençev shpjegon si janë bërë kontaktet me Lupço Georgievskin në vitin 1992 dhe si është realizuar vizita e parë zyrtare në Bullgari e liderit të atëhershëm të opozitës.

“Edhe atëherë ne kemi ndihmuar mjaft. Them ne, shteti bullgar … që shërbimi i zbulimit realizoi përmes kontaktit. Shteti bullgar, mos të publikoj tani sekretet, ndihmoi shumë opozitën maqedonase që të vijë në pushtet.

-Si?

Me letra, për botimet e tyre. Shumë herë, Lupço Georgievski dhe Dosta Dimovska nuk e dinin. Lupço Georgievski dhe Dosta Dimovska nuk e dinin kush jep para për botimet e tyre?

-Shpesh herë? A e dinin se ai ishte shërbimi i zbulimit të Bullgarisë?

Po më parashtroni një pyetje delikate sepse Lupço Georgievski është shtetas i Bullgarisë, ndërsa Dosta Dimovska nuk jeton më, por megjithatë do të përgjigjem kështu. Në disa raste nuk e dinin, por në disa e dinin se financojmë opozitën e Maqedonisë”, deklaroi Velizar Ençev, ish diplomat dhe agjent.

Ish shefi i shërbimit të zbulimit bullgar Kirço Kirov është shumë më i rezervuar në paraqitjen e tij disa javë më vonë në emisionin e njëjtë. Megjithatë, ai thotë se shërbimet e fqinjit lindor nga viti 1986 kanë pasur rol aktiv në Jugosllavi dhe Maqedoni. Edhe pse me më pak detaje, ai vërteton takimet e Georgievskit me shtetin bullgar dhe shërbimet.

“Ishin të afërt, po. Isha dëshmitar në ato takime. Në Bullgari.

-Në kohën kur ishte kryeministër Lupço?

Para se të bëhej kryeministër.

-Kur e kuptoi ai se kush ishe ti?

Ai për mua nuk e dinte. Kur u takuam nuk e dinte kush isha”, tha Gjeneral Kirço Kirov- ish shef i shërbimit të zbulimit bullgar.

Deklaratat nga Bullgaria hapin një pikëpamje të re në procesin e lustrimit në vend. Pikërisht shkaku i urdhrave për monitorim të selisë së VMRO DPMNE-së në periudhë 1992-1998 si dhe një pjese të anëtarëve dhe kryesisë të kësaj partie, ishin lustruar disa ministra dhe persona që atëherë ishin në pozita të larta në shërbimin e sigurimit të shtetit. Sipas intervistës së Ençev dhe Kirov, shërbimet bullgare ende kanë pozita operative të larta ndaj Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *