Home / Lajme / Maqedoni / Kjo ndodh vetëm në Maqedoni: Zyrtarët policorë kanë vjedhur, suspendohet ai që i ka paraqitur

Kjo ndodh vetëm në Maqedoni: Zyrtarët policorë kanë vjedhur, suspendohet ai që i ka paraqitur

27 korrik- Në vend që t’i ndjekin ata që ajo i ka denoncuar, autoritetet në MPB me vite të tëra e kanë keqtrajtuar nëpunësen duke e transferuar në vende pune degraduese, që në fund ta largojnë nga puna. Llazarevska e tregon historinë e vetë për „Fokus“-in.

Golgota gjyqësore-policore e ish të punësuarës në MPB, Zorica Llazarevska, e cila që në vitin 2000 ka zbuluar që funksionarë të lartë policor kanë vjedhur edhe nga 1000 litra karburant në muaj, zgjat deri më ditën e sotme. Në vend që t’i ndjekin ata që ajo i ka denoncuar, autoritetet në MPB me vite të tëra e kanë keqtrajtuar nëpunësen duke e transferuar në vende pune degraduese, që në fund ta largojnë nga puna. Llazarevska e tregon historinë e vetë për „Fokus“-in.

Praktika maqedonase shumë herë ka treguar që në vend të vjedhësit, fajtor është ai që e ka denoncuar. Kjo gjithsesi që përkujton situatën politiko-ligjore të momentit me audio-incizimet nga përgjimet. ZoranZaev është përgjegjës që i ka materialet dhe që i publikon dhe për këtë dosja „Puç“ shtyhet nga institucionet shtetërore, por jo edhe Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët flasin se si marrin provizione, si montojnë raste, si punësojnë puthadorë partiak, si e kontrollojnë gjyqësorin, si i mbrojnë aktivitetet e veta të dyshimta… Paditë penale kundër tyre dhe dyshimet për veprat e tyre janë vetëm në letër dhe në këtë rregullim të organeve kompetente asnjëherë edhe nuk do të zgjidhen.

Kur situata me udhëheqjen politike është e tillë, mund të paramendojmë se si është në strukturat më të ulëta në shoqëri, me ata me të cilët nuk kanë se si të interesojnë publikun ose nga frika për jetën dhe ekzistencën e tyre, as që mundohen të denoncojnë. I tillë është rasti me Zorica Llazareska nga Shkupi, e cila pas 32 vitesh punë në Ministrinë e Punëve të Brendshme kalon nëpër ferr. Në momentin është në shtëpi, e larguar nga vendi i punës për shkak se ka zbuluar krim të eprorëve. Por në vend që institucionet shtetërore të ndjekin ata që kanë vjedhur dhe kanë falsifikuar dokumente e në këtë mënyrë kanë dëmtuar shtetin dhe kanë bërë profit të paligjshëm, ajo është ballafaquar me gjoba, me procese gjyqësore dhe në fund me largim nga puna. Për atë me siguri që vlen thënia e njohur – ku ka fuqi, nuk ka drejtësi.

„Fokus“ që para disa vitesh shkroi për këtë rast, kur Llazarevska ende ishte e punësuar në MPB, para se të largohet nga puna. Prej atëherë, pas disa vitesh, kërkimi i saj për të vërtetën akoma nuk ka mbaruar, por nuk kanë ndalur as shtypjet, kërcënimet dhe shantazhet. E lënë vet në luftën e saj ajo përsëri e hap frontin kundër pushtetit, kundër atyre që i dinë apo kanë qenë të përfshirë në aktivitete joligjore, por askush nuk ka dashur apo nuk ka mundur t’i hetojë, t’i zbulojë e t’i dënojë.

I KA ZËNË NË FLAGRANCË, SIKUR KA BËRË KRIM

Shkojmë me rend, që të bëjmë rikonstruimin e ndodhive dhe të tregojmë si një nëpunëse në administratën shtetërore një dekadë lufton kundër shtetit dhe kundër pushtetit me qëllim që të dënohen fajtorët. Nga pozicioni në sektorin financiar të MPB ose më saktë si lexues i llogarive në parkun e automjeteve të policisë, Llazarevska ka filluar të dyshojë që ndodhin veprime të paligjshme dhe të palogjikshme. Kjo ka ndodhur në vitin 2000 kur eprori i Lazarevskës kërkon nga ajo të bëjë revizion kontrolli të parave të harxhuara për karburant dhe për pjesë rezerve të blera për disa automjete zyrtare.

Duke kryer revizionin, ajo gjen dhëna të pabesueshme, aq të dyshimta që çdo institucionit hetues do t’i hapte procedurë për ndjekje penale. Gjegjësisht, Llazarevska ka zbuluar që disa të punësuar në MPB kanë harxhuar deri më 1000 litra karburant në muaj. Shpjegim tjetër, përveç që karburanti ka përfunduar në automjetet private, nuk ka mundur të ketë, veçanërisht nëse dihet që drejtuesit që e kanë bërë këtë as që kanë pasur të drejtë të përdorin automjetet zyrtare çdo ditë. Akoma më e tmerrshme është që dyshimet e revizionit kanë arritur deri në marrjen e të hollave për karburant, kurse mbushja e karburantit ka qenë fiktive dhe në automjete jashtë sistemit dhe jashtë përdorimit, që nuk kanë qenë në gjendje për vozitje.

E nxitur nga dyshimet fillestare, edhe pse nuk ka qenë me vendim e punësuar në atë pozitë, por ka pasur nevojë të kryejë funksionin, arkëtarja Llazarevska ka filluar me kontroll më të thellë të dokumentacionit. Ta kishte ditur se si do të mbarojë, ndoshta nuk do të kishte hapur asnjë faturë dhe do të kishte heshtur, por ajo ka menduar që tërë krimi që e ka zbuluar do të jetë shkak për hetim të institucioneve kompetente. Kuptohet që ka gabuar, pasi ata të cilët kanë fituar nga paratë shtetërore për karburant akoma janë në pozita të larta në MPB, kurse ajo si denoncues i paligjshmërisë është larguar nga puna.

Si ilustrim – kontrolli i dokumenteve për një automjet ka treguar që për një muaj e gjysmë janë harxhuar mbi 11,5 mijë marka gjermane të kohës për pjesë, e në atë kohë për atë të holla mundej të blihet automjet i ri. Automjetit të njëjtë për 15 ditë i janë ndërruar shtatë goma të jashtme. Numrat e palogjikshme kanë qenë të mjaftueshme që Llazarevska të mundohet të denoncojë krimin me shpresë që fajtorët të jenë të dënuar dhe të larguar, por ajo vet ka pësuar. Thjesht, kilometrazhi dhe sasia e karburantit të harxhuar nuk janë përputhur, kurse pjesët rezervë janë blerë si me qenë të letrës.

Sapo që ka zbuluar krimin, disa drejtues në MPB, me qëllim që të shpëtojnë veten, kanë filluar t’i hakmerren. Në fillim kanë nisur ta kontrollojnë çdo ditë kur ka dalë nga puna, të frikësuar që Llazarevska do të çojë pjesë nga dokumentacioni në prokurorinë publike që të hapë hetim. Pas mbarimit ë kohës së punës, ajo është kontrolluar posaçërisht, edhe pse nuk kanë pasur të drejtë të bëjnë këtë, por frika që do të kuptohet për karburantin dhe pjesët rezervë të vjedhura i ka çuar drejtuesit të dalin jashtë nga kompetencat dhe rregulloret e tyre. Por një ditë Lazarevskën e kanë kidnapuar në ministrinë, e atëherë Siteli raportoi që në MPB ka dramë pengjesh.

NË VEND TË TË DENONCUARVE, E NDJEKIN DENONCUESIN

Ta kishte ditur çka e pret më tutje, pasi e ka zbuluar vjedhjen, Llazarevska ndoshta edhe do kishte heshtur, por besimi në institucionet i ka dhënë shpresë që një ditë ata që janë përgjegjës do të dënohen. Sidoqoftë, ata, në vend që të ballafaqohen me ligjin, i kanë përdorur pozitat dhe kanë filluar të hakmerren. Në fillim, më lehtë e kanë pasur ta transferojnë në vend tjetër pune i cili menjëherë është ndërprerë, e pastaj është dashur të punojë si pastruese, sa më larg nga sektori i financave dhe nga dokumentacioni. Por jo vetëm kjo, disa ditë patrullë policore ka qëndruar para shtëpisë së saj dhe e ka ndjekur atë. E frikësuar për veten dhe për fëmijën e saj të mitur, ajo ka filluar të punojë në kuzhinën në stacionin policor në lagjen Lisiçe. Kjo do të thotë që jo vetëm që e kanë transferuar, por edhe e kanë degraduar.

Prej atëherë fillon beteja e sajë institucionale – në fillim ka dorëzuar ankesë për vendimin për vendin e ri të punës. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që ka vijuar. Eprori i atjeshëm i ka treguar se vendi i ri i punës është dënim pasi që në MPB është zënë në krim!? Krejtësisht e kundërt nga realiteti. Atje është torturuar vrazhdë, nga spërkatja deri në lëkurë me ujë të ftohtë nga gypi për spërkatje, fyerje, por edhe sulm fizik, si që thotë ajo, nga ana e R.J., dhe ka përfunduar në spital dhe në pushim mjekësor për tre muaj.

Pasi që ka paditur për ndërrimin e vendit të punës, i kanë dhënë vendim të ri me të cilin e kanë shpallur tepricë teknologjike. Nga MPB kanë pranuar që vendi në të cilin e kanë ndërruar, me të vërtetë është ndërprerë dhe sjellin vendim të ri për ndalim të punës sipas nevojës së shërbimit. Kuptohet që ajo parashtron ankesë dhe padi, por para se të merret vendimi, nga MPB e kthejnë në vendin e punës të cilin vetë e kanë ndërprerë.

Për shkak të ndërrimit të paligjshëm të vendit të punës, Zorica e aktivizon padinë e parë dhe tre vjet të plota punon si pastruese dhe nëpër gjykata e kërkon drejtësinë dhe të vërtetën e shkelur. Edhe pse gjykata vendos në dobi të saj, sidoqoftë udhëheqësia e MPB në vend të sektorit të financave, e dërgon atë në shërbimin kadrovik të ministrisë. Duke i kryer detyrat e punës, ajo nëpër dosjet zbulon që i punësuar në MPB që ka kryer vrasje ende nuk është larguar nga lista dhe merr rrogë. Duke menduar që bëhet fjalë për gabim, e njofton eprorin, por në vend që të kërkohet fajtori për këtë gabim, Zoricës i ndalohet qasja me dosjet e të punësuarve në SPB Shkup.

Pastaj e angazhojnë për regjistrim të jashtëzakonshëm të inventarit në MPB dhe të gjitha stacionet policore në SPB Shkup. Së pari është anëtar i komisionit në regjistrim të zakonshëm në SPB Shkup, e pasi e kryen më së miri regjistrimin, e vënë në më tepër komisione të regjistrimit si kryetar i regjistrimit të jashtëzakonshëm. Përgjegjësia ndaj detyrave të punës edhe këtu e vë në konflikt me funksionarë të lartë, kur zbulon që automjete të reja çregjistrohen nga inventari si të braktisura, kurse ato i ngasin persona drejtues, ndërsa automjetet e rrënuara dhe të braktisura regjistrohen në parkun e automjeteve të MPB.

Për shkak të më tepër padive kundër MPB, që të jetë më larg qendrës, në shtator të vitit 2007 ia ndërrojnë vendin e punës jashtë Shkupit në SPB Kumanovë, në qendrën operative kujdestare. Pozicioni ka kërkuar që të mban uniformë të cilën kurrë nuk ia kanë dhënë zyrtarisht. Eprorëve në Kumanovë ju kanë urdhëruar mos e lëshojnë në vendin e punës pa uniformë, kurse nga MPB nuk ia kanë dhënë uniformën! Zorica atëherë ka qenë e detyruar të kalojë nga 12 orë në ulëse jashtë stacionit. Nuk i është lejuar as të përdorë tualetin, edhe pse është dashur që doemos të jetë në punë nga 12 orë, që mos të ndalet marrëdhënia e punës.

Duke mos mundur të duron shtypjen, ajo ka paraqitur tek Inspektorati i punës dhe tek Avokati i popullit. Ka kërkuar edhe televizionet të incizojnë por kur një gazetare nga TV Telma ka dashur të incizon, e ka përzënë Drejtoresha e analitikes në SPB Kumanovë. Pas reagimit të Avokatit të popullit dhe inspektorit nga inspektorati i punës, dhe keqtrajtimit njëmujor në ulëset para stacionit kanë marr urdhrin ta lëshojnë në punë. E kanë vënë të punon në tri ndërrime, ku njëra i ka përfunduar në ora 23, kurse ka pasur autobus vetëm deri në ora 20.

Në sektorin për analitikë, për shkak të rezultateve të arritura është propozuar të shpërblehet me 15 për qind të të ardhurave personale, për shkak të notave të larta që i ka fituar. Notimi nuk ju ka pëlqyer funksionarëve të lartë në MPB, kurse çmimin nga propozimi kurrë nuk e ka marr pasi ministrja Gordana Jankullovska personalisht i ka thënë se ajo kurrë nuk do të lejon të shpërblehem me shpjegimin se “ti përgjigjesh para meje, jo unë para teje”.

Prej fillimit të këtyre ngjarjeve nga viti 2000, kur për herë të parë është zbuluar krimi, e deri sot, personat për të cilët është kuptuar se kanë vjedhur karburant dhe pjesë rezerve arrijnë në funksione të larta, pa dënime, dhe tërë kohën ato nuk dorëzohen nga qëllimi që të dëmtojnë Llazarevskën.

E PAFUQISHME KUNDËR MPB KA DORËZUAR PARASHTRESA NË GJYKATË

Pasi ka kuptuar se nuk mund të provojë të vërtetën me organet e brendshme të MPB, Llazarevska ka nisur të dorëzon parashtresa gjyqeve. Paralelisht ka nisur tre procedura, pikërisht për rastet që kanë dashur ti shfrytëzojnë që t’i merret autorizimi si person zyrtar dhe më lehtë ta largojnë nga vendi i punës. Njëherë ka paraqitur rastin ku derisa ka qenë në pushim mjekësor kinse nuk ka njoftuar eprorët, por gjykata përkundër deklaratave dhe provave merr vendim në dëm të saj, gjegjësisht në dobi të MPB. Tani kjo lëndë është në revizion në Gjykatën Supreme.

Pastaj Llazarevska nis proces tjetër për rastin me vendimin ku ajo dënohet me marrje rroge për tre muaj. Kur ia kanë dhënë vendimin, ka shkruar se ka edhe shtojca, por aso nuk ka pranuar as shënime, as procesverbale, as arsyetim se pse konkretisht dënohet. Prandaj ajo ka fshirë me vijë pjesën ku thotë se i kanë dhënë edhe shtojca me vendimin. Për këtë kanë nisur masë disiplinore për shkelje të rëndë të disiplinës. Habit fakti se në këto raste të pushimi mjekësor Llazarevskës i kanë ndal një pjesë të rrogës, kurse pastaj gjatë proceseve është deklaruar se ajo nuk ka dorëzuar dokumente me kërkesat.

Procesi i tretë është për një ngjarje që ka ndodhur në një vikend. Atë kanë thirrur të vije në punë të shtunën, së bashku me të gjithë kolegët nga Analitika, por në vend që të vijnë të gjithë vjen vetëm Zorica dhe një nga koleget. Në punë nuk është paraqitur kolegia që ka pasur procesverbalin për aktpadi për kundërvajtje ku Zorica është dashur të shënon parashtresat tjera për kundërvajtje dhe për këtë shkak është dashur të vjen në punë edhe të nesërmen, të dielën, që të përfundon punën. Të hënën ka pritur t’i nënshkruhen në procesverbal , pasi i ka përfunduar të gjitha parashtresa, por në vend të asaj i kanë nisur procedurë disiplinore ose me iniciativën e vet ka ardhur në punë të dielën!?

– Në këtë proces gjyqësor janë paraqitur edhe dokumente të falsifikuara se gjoja atë vikend kam qenë në pushim, që janë përdorur si provë e rrejshme “falsifikat për të cilën kërkohet përgjegjësi penale”. Thënë thjeshtë, për secilën imtësi, pa marr parasysh se sa mundohesha të tregohem si punëtore, funksionarët e fuqishëm e kthenin të vërtetën kundër meje – ankohet Llazarevska.

Por, të bëhej fjalë vetëm për këto tre raste gjyqësore ku MPB gjithmonë del si fitues ndoshta edhe do ishte më lehtë. Por Llazarevska është detyruar të hap edhe dy raste të reja. Gjegjësisht, në vitin 2011 askush nuk ka vlerësuar punën e saj, edhe pse ajo është e domosdoshme. E njëjta ka ndodhur edhe në vitin 2012. Në mars të vitit 2013 ka dorëzuar kërkesë me shkrim që të vlerësohet tek drejtori i drejtori SPB , por ka fituar përgjigjen se vetëm më ka qenë e notuar nga drejtorja për analitikë, pasi më herët ka refuzuar të nënshkruhet në formular. Absurdi është se formulari është plotësuar në mars, kurse në dokument shkruan se kinse ka refuzuar të nënshkruhet në shkurt.

Para se të arsyetojmë edhe rastin e pestë dhe ndoshta më të rëndësishëm në fatin e Llazarevskës, të theksojmë se tre paditë e para për procedurat disiplinore janë në Gjykatën supreme, kurse ajo për vlerësimin e punës së saj në Gjykatën e apelit.

Të plotësojmë se problemet më të mëdha në Kumanovë paraqiten kur ajo njofton me shkrim Gruevskin dhe Jankullovskën se në stacion fshihen aktpaditë për kundërvajtje deri sa të vjetërsohen.

– Të gjitha proceset ndiqen me peripeci dhe situata të çuditshme, prandaj kjo zgjat me vite, me ndryshime të gjykatësve, me ri-hapjen e rasteve disa herë dhe vazhdimisht me paraqitjen e provave të reja, gjitha me qëllim që unë të poshtërohem dhe eliminohem – tregon Llazarevska. Edhe pse disa nga proceset i ka fituar fillimisht, asnjë nga përgjegjësit në MPB nuk është përgjigjur për veprat e tyre.

MISIONI ËSHTË I SUKSESSHËM – E PUNËSUARA ËSHTË LARGUAR

Sigurisht që kur një individ nis betejë me shtetin, në këtë rast MPB, nuk i ik dështimi. Qëllimi i individëve të përzierë në akte të paligjshme arrihet. Pas sërë përpjekjesh dhe peripecish në rastet gjyqësore Llazarevska përfundimisht është larguar nga vendi i punës. Por, mbetet pyetja nëse ajo është bërë në mënyrë të ligjshme. Duke mos gjetur mënyrë se si ta largojnë nga vendi i punës, eprorët e dërgojnë në pension, por edhe këtu ka mospërputhshmëri. Sipas marrëveshjes kolektive, i punësuari shkon në pension kur do të mbush 40 vjet përvojë pune pa marr parasysh moshën, dhe kështu plotësohet e drejta për pension të plotë. Por, edhe pse në SPIM ekzistojnë të gjitha vitet e punës që figurojnë edhe në listën për rroga në MPB më shumë se 22 vjet, nga MPB i fshijnë një pjesë të përvojës së punës që ta lënë me 15 vjet përvojë pune.

–Ata gjetën mënyrë se si të fshijnë vite nga përvoja ime e punës. Edhe pse në Fondin pensional ende ka të dhëna se sa kam punuar, ata bëjnë gjithçka që mos të realizojë të drejtën time. Vendimin që ma dhanë është se pensionohem me vetëm 15 vjet përvojë pune, dhe jo me 40. Dorëzova vërejtje tek Komisioni i shkallës së dytë, që për çudi mu pranua, dhe me këtë duhet të vazhdoj të shkoj në punë deri sa të plotësoj vitet që më mungojnë deri në 40, për të cilat më mungojnë disa muaj. Por, në vend që të më lejojnë të shkoj në punë, përsëri policët tek dyert nuk më lejojnë të hyj brenda, për shkaqe që vetëm ato i dinë – tregon Llazarevska.

Kjo ndodh në tetor të vitit 2013, kurse ajo shkon në punë deri në korrik të vitit 2014 kur edhe e mbush kushtin për 40 vjet përvojë pune. Për këtë periudhë që kontestohet Llazarevska ka dokumentacion se ka qenë në punë dhe e ka plotësuar kushtin për pension të plotë. Por, përskaj kësaj, përsëri i japin vendim për pension me përvojë më të vogël të punës, që tani ka edhe ankesë dhe pritet vendim gati dy vite. Në ndërkohë, Llazarevska nuk pranon as pension, e as që i paguhen kontributet. Me këtë, 15 vjet i hakmerren vetëm se ka zbuluar krim me karburant dhe pjesë rezerve. 18 muajt e fundit gjendet në udhëkryq, duke pritur ndihmën e gjykatës dhe institucioneve tjera. Thjeshtë, edhe pse Maqedonia para shumë kohe duhej të ketë ligj me të cilin do të mbrohen personat që paraqesin krime, fakti është se kur të tillët inkurajohen, pastaj vuajnë, pasi ato që janë paraqitur janë më të fuqishëm.

GRUEVSKI DHE ÇAVKOV E NJOHIN RASTIN

Llazarevska disa herë ka njoftuar edhe kryeministrin Gruevski edhe ministrin Çavkov për peripecitë e veta, të cilët madje kanë kërkuar edhe prova shtesë për krimin me karburantin dhe pjesët rezerve, por ajo ka qenë vetëm maskë. Asnjëri nuk ka shfaqur interes për hetim. Sipas supozimeve të Llazarevskës, pasi që edhe bashkëpunëtorët e tyre kanë qenë të përzierë në këtë punë, dhe po të njëjtit në vend që të ndiqen, janë shpërblyer dhe avancuar në karrierë. Llazarevska ka arritur të siguron dokumentacionin për të gjitha dyshimet për krime dhe ta dorëzon tek autoritetet kompetente, por edhe tek autoritetet politike, por edhe ato nuk kanë shfaqur interes, edhe pse është në interes të shtetit që ky rast të hetohet dhe të zbulohet se kush ka vjedhur.

LLAZAREVSKA KA NJOHUR RASTIN E VET NË “BOMBAT” E ZAEVIT

Në një prej audio-incizimeve nga bisedat telefonike të përgjuara që i shpalos opozita, të ish ministres Jankullovska dhe ish drejtorit të DSK Mijallkov flasin për paditë që të punësuarit i kanë dorëzuar kundër MPB. E hidhëruar nga numri i madh i padive, Jankullovska kërcënohet se do t’i largon të gjithë nga puna nëse nuk i tërheqin paditë. Madje, vitet e fundit sindikata e policisë kishte njoftime tek të punësuarit që të tërheqin paditë. Që frika të jetë më e madhe, numër i madh i policëve që kanë fituar vendime të gjyqit me nga tre mijë euro, në fund, nën shtypje kanë vendosur ti tërheqin paditë dhe mos ta marrin dëmshpërblimin.

LLAZAREVSKA: MË KIDNAPUAN QË TË MË LIKUIDOJNË

Pasi ka zbuluar krimin dhe para se të nisin proceset gjyqësore, Llazarevska pretendon se e kanë kidnapuar dhe e kanë mbyllur në zyrë të MPB. Telefonin ia kanë fikur dhe e kanë penguar që të komunikon me fëmijën. – E dija se donin të më likuidojnë, të më hedhin nga dritarja që të duket si vetëvrasje. Madje edhe paraprakisht kishin thirrur mjek që të konstaton vdekjen time. Më liruan vonë natën pasi erdhën përfaqësues të lartë të MPB dhe Qeverisë, si duket vendosën se më mirë është të më lënë të gjallë dhe të ballafaqohemi në gjyq se sa të më vrasin – kujtohet Llazarevska.

Autor: Ljubisha ARSIÇ

Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *