Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e gatshme për t’i marrë në menaxhim varrezat

Komuna e gatshme për t’i marrë në menaxhim varrezat

13 korrik-Pasi që varrezat myslimane në Tetovë janë vakëf, kjo paraqet problem që me këta varreza të menaxhojë Komuna e Tetovës. Kjo është theksuar gjatë një evenimenti ku u shënua fillimi i pastrimit të varrezave myslimane në Tetovë

Vendi ku ndodhen varrezat e muslimanëve në Tetovë është vakëf dhe i njëjti është problem që të shpronësohet për t’i kaluar në pronësi Komunës së Tetovës, e cila në të ardhmen do të mund që të menaxhonte edhe me varrezat dhe njëkohësisht do të përkujdesej për të njëjtat. Kështu është shprehur muftiu i Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi, se pse varrezat nuk kalojnë në menaxhim të komunës.

“Varrezat mirëmbahen, pra ka një sektor të veçantë pranë Bashkësisë Fetare Islame që kujdeset për mirëmbajtjen e tyre, pasi që kjo pronë e varrezave është një pronë e BFI-së, është vakëf. Do të ishim të hapur të kemi edhe një bashkëpunim këtu, por do të kishim edhe vende të tjera të cilët do të ishin nën kompetencën direkte të Komunës së Tetovës. Bashkëpunim është e mirëseardhur, ndërsa mbikëqyrja bie mbi Bashkësinë Fetare Islame”, deklaroi muftiu Qani Nesimi.

Në ndërkohë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, është shprehur e gatshme që komuna të merr përsipër barrën për të mirëmbajtur varrezat në Tetovë. “Është një çështje mjaft e ndjeshme dhe ne jemi për të pasur qasje institucionale në këtë drejtim. Them qasje institucionale pasi që vetëm ajo e ngre nivelin edhe të mirëmbajtjes së tyre. Normalisht se ne kemi diskutime të rregullta sa i përket shumë çështjeve të përbashkëta dhe jam shumë e bindur se duke pasur parasysh faktin se këto hapësira janë vakëf, por duke pasur parasysh edhe se kanë nevojë për një mirëmbajtje, mendoj se mund të gjejmë mënyra dhe variante që varrezat të kenë një pamje të mirë dhe qasje korrekte ndaj atyre që pushojnë këtu”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Këto komente janë bërë gjatë fillimit të pastrimit të varrezave myslimane në Tetovë në vigjilje të festës së Bajramit. Me këtë rast, kryetarja Arifi dhe myftiu Nesimi, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kanë parë për së afërmi pastrimin e varrezave.

Në ndërkohë myftiu Nesimi tha se varrezat duhet të mirëmbahen jo vetëm gjatë festës së Bajramit, por edhe në muajin RamazanNdryshe, tashmë Komuna e Tetovës menaxhon me varrezat ortodokse në Tetovë, ndërsa varrezat myslimane janë ende nën menaxhim të Muftinisë, gjegjësisht në këtë rast BFI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *