Home / Lajme / Maqedoni / Komunat shqiptare me numër më të madh të të punësuarve

Komunat shqiptare me numër më të madh të të punësuarve

6 korrik-Për dallim prej Tetovës, ka edhe komuna të tilla si Zërnovci ku ndërtesa komunale ka vetëm 9 të punësuar që iu shërbejnë 3 264 qytetarëve. Një komunë tjetër shqiptare, Saraji kryeson për nga të punësuarit për kokë banori.

Komunat shqiptare kryesojnë me numrin e të punësuarve dhe parave që harxhohen nga buxheti për rroga. Por ka edhe komuna si Saraji ku një nëpunës iu shërben mbi 1 mijë qytetarëve, gjë që është jashtë standardeve minimale për numrin e punëtorëve për kokë banori.

Sipas analizave të platformës së internetit “Prizma”, Komuna e Tetovës është ajo që kryeson në të gjithë Maqedoninë me numrin e të punësuarve. Kështu, në marrëdhënie të rregullt në këtë komunë janë gjithsej 393 persona që iu shërbejnë 90 800 banorëve. Kjo i bie që në Tetovë, një punonjës komune u shërben afro 230 qytetarëve. Sa për krahasim, shuma mesatare e qytetarëve që duhet t’u shërbejë një punonjës është afro 380.

Për dallim prej Tetovës, ka edhe komuna të tilla si Zërnovci ku ndërtesa komunale ka vetëm 9 të punësuar që iu shërbejnë 3 264 qytetarëve. Një komunë tjetër shqiptare, Saraji kryeson për nga të punësuarit për kokë banori.

Kështu një nëpunës i Sarajit i shërben 1 135 qytetarëve, që është shumë më shumë se sa norma minimale e një punonjësi, për 380 banorë. Ndërsa komuna e Makedonski Brodit, ka një administrator për çdo të 88-in banorë. Në radhë të parë komunat shqiptare janë edhe për nga harxhimet për rroga të administratës. Haraçina për rroga harxhon 63% të buxhetit. 39% e parave të mbetura shkojnë për investime infrastrukturore në arsim, shëndetësi e të tjera. Haraçina është vetëm një hap pas komunës së Llozovës e cila kryeson këtë listë me 65% të parave të buxhetit që shkojnë për rroga.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *