Home / Lajme / Botë / Koreja e Veriut konfirmon ekzekutimin brutal të ministrit

Koreja e Veriut konfirmon ekzekutimin brutal të ministrit

14 korrik-
Ai kishte më pak se një vit që ishte vendosur në këtë post të rëndësishëm, por u ndëshkua pasi tregoi mungesë respekti dhe besimi tek lideri Kim Jong Un.

Ai u ekzekutua pasi duket se e kishte zënë gjumi gjatë një aktiviteti ushtarak.

Që në maj kishte spekulime për vdekjen e ministrit të Mbrojtjes në Korenë e Veriut.

Tanimë është konfirmuar zyrtarisht se diktatori Kim Jong Un ka vrarë ministrin e Mbrojtjes, Hyon Yong Chol.

Brutal është fakti se Yong Chol u ekzekutua me flakëhedhës.

Ai kishte më pak se një vit që ishte vendosur në këtë post të rëndësishëm, por u ndëshkua pasi tregoi mungesë respekti dhe besimi tek lideri Kim Jong Un.

Disa burime thonë se ai e ka kundërshtuar diktatorin gjatë një diskutimi për çështje ushtarake.

Ekzekutimin e tij më 30 prill e ndoqën qindra zyrtarë të qeverisë.

Ministri i ri i Mbrojtjes do jetë Pak Yong Sik.

Ai është një nga anëtarët e Byrosë Politike të ushtrisë koreane dhe një njeri i besuar i Kim Jong Un.

Sipas mediave të Koresë së Jugut, që kur mori detyrën në dhjetor të vitit 2011, Kim Jong Un ka ekzekutuar së paku 70 zyrtarë të nivelit të lartë.

Në fund të vitit 2013 ai ekzekutoi edhe burrin e hallës, për tradhti. Ai njihej si njeriu i dytë më i rëndësishëm në shtetin diktatorial.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *