Home / Lajme / Rajon / Kosova s`flet me Serbinë për pronën

Kosova s`flet me Serbinë për pronën

1 korrik-“Marrëveshjet për kodin telefonik dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe gati që janë arritur. Mund të themi se marrëveshja për kodin telefonik tani më është arritur.’ ka shtuar ai.

Kryeministri, Isa Mustafa e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme takimin në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në një intervistë për “Deutche Welle” ai ka thënë se për Kosovën është shumë me rendësi që të ketë kontakte sa me të ngushta me Gjermaninë.

Mustafa ka thënë gjithashtu se Kosova është e interesuar që të tërheq investime nga Gjermania për të ndërtuar marrëdhënie të partneritetit strategjik.

“Natyrisht që neve na intereson edhe përkrahja e Gjermanisë për anëtarësim në institucionet e ndryshme ndërkombëtare, siç është Interpoli – sepse ne jemi të interesuar të jemi pjesë e sigurisë, jo vetëm rajonale por edhe botërore”, është shprehur Mustafa.

Mustafa ka treguar se Merkel ua ka bërë me dije se duhet të forcohet shteti ligjor.

Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për raundin e fundit të bisedimeve Kosovë-Serbi që u mbajtën të hënën.

“Marrëveshjet për kodin telefonik dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe gati që janë arritur. Mund të themi se marrëveshja për kodin telefonik tani më është arritur.’ ka shtuar ai.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se qëndrimet janë shumë larg në lidhje me marrëveshjen për energjinë, sepse sipas tij delegacioni serb ka hapur shumë probleme të pronës’

“Ato prona janë prona të Republikës së Kosovës. Ne nuk mund të bisedojmë me Serbinë për pronën e ndërmarrjeve tona, sepse ato janë të Kosovës” theksoi Mustafa.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *