Home / Lajme / Rajon / Kosovarja tenton të vetëvritet në Gjermani vetëm që të mos kthehet në Kosovë

Kosovarja tenton të vetëvritet në Gjermani vetëm që të mos kthehet në Kosovë

31 korrik-Në vendin e ngjarjes kishin dalë afër 50 forca shpëtimi, duke filluar prej zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimeve, policia, emergjenca, një prift, të cilët u kujdesen edhe për familjen.

NJë femër 22-vjeçare nga Kosova të enjten pasdite ka tronditur gjithë qendrën strehimore të azilantëve në Fichtelsee të Fichtelbergut në Gjermani.

Pasi i është refuzuar kërkesa e azilit, ajo ka tentuar t’ i japë fund jetës së saj. Kështu femra shqiptare është ngjitur në çatinë e qendrës së azilantëve dhe me një thikë në dorë ka kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje, shkruan nordbayerischer-kurier.de.

E gjithë kjo ka ndodhur sepse ajo nuk dëshiron të kthehet në Kosovë. “Ma më dëshirë dua të vdes në Gjermani sesa në Kosovë”, mësohet t’ u ketë thënë ajo prindërve të saj.

Përpjekjet e forcave të shpëtimit nuk kishin pasur sukses për ta bindur gruan shqiptare të zbresë në tokë, dersia u deshtë të vijnë zyrtarë të komunikimit dhe së bashku me policinë duke biseduar me të arritën ta bëjnë të zbresë nga çatia. Pas dy orësh 22-vjeçarja e preku përsëri tokën me këmbë. Më pas ajo iu dorëzua mjekëve për trajtim, thotë policia, njofton albinfo.ch.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë afër 50 forca shpëtimi, duke filluar prej zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimeve, policia, emergjenca, një prift, të cilët u kujdesen edhe për familjen.

Gruaja e re shqiptare jeton që 18 muaj me prindërit dhe dy vëllezërit në një dhomë në qendrën e azilantëve afër Fichtelsee. Sipas vëllait të saj, ajo kishte lënë në Kosovë burrin e saj të dhunshëm. Sa ishte në Kosovë, burri e kishte kërcënuar se do ta vrasë atë së bashku më familjen e saj. Kjo ishte edhe arsyeja pse ata vendosen të largohen. Familja kishte ardhur nëpër Hungari deri në Gjermani, por kërkesa e tyre për të fituar të drejtën e azilit është refuzuar. Aktualisht familja ka bërë një padi kundër refuzimit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *