Home / Lajme / Maqedoni / Kriza politike, Nuland sot në Shkup takon liderët

Kriza politike, Nuland sot në Shkup takon liderët

13 korrik-Në takimin që do të zhvillohet në ambasadën amerikane në Shkup pritet që të bisedohet për krizën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Zv/sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland fillon takimet zyrtare sot në Maqedoni duke takuar liderin e BDI-së Ali Ahmeti në Ambasadën Amerikane në Shkup.
Në ora 12:30, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi do të takoj zyrtaren e lartë amerikane, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA, zonjën Viktoria Nuland.

Në takimin që do të zhvillohet në ambasadën amerikane në Shkup pritet që të bisedohet për krizën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Më pas, Nuland takon liderin e LSDM-së Zaev, MPJ Popovski dhe kryeministrin Nikolla Gruevski. Vizita e Nuland është pjesë e turit të saj Ballkanik pasi vizitoi Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, dhe përfundon vizitën e saj në Shqiperi.

Një ditë më pas, pra të martën, në Shkup zbret edhe komisari për zgjerim Johanes Han, në përpjekjen për të zhbllokuar krizën politike në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *