Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi realizoi takim me Viktoria Nuland

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi realizoi takim me Viktoria Nuland

13 korrik-Në kuadër të këtij angazhimi, Kryetari Thaçi e siguroi Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Ambasadën e SHBA në Shkup zhvilloi takim me Ndihmës-Sekretaren në Departamentin e Shtetit për çështje të Evropës dhe Evroazisë, znj.Viktoria Nuland, e shoqëruar edhe me ndihmësen amerikane të Sekretarit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, znj.Eveline Farkash. Të pranishëm në takim ishin edhe ambasadori amerikan në vend, z.Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, znj. Laura Burns.

Në takim është biseduar për krizën politike në vend, si dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Duke folur për rrjedhën e negociatave Kryetari Thaçi theksoi se PDSH në kuadër të këtij procesi ka dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë e plotë për zbatimit e reformave sistemore që rrjedhin nga marrëveshja e 2 qershorit dhe të rekomandimeve urgjente nga KE, e që përfshijnë realizimin e rekomandimeve të raportit të Pribes, duke kërkuar që kjo pako e reformave të përfshijë edhe kërkesat e PDSH-së, gjegjësisht përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në Parlament, votimin e dyfishtë për miratimin e buxhetit, si dhe të pikave tjera nga platforma politike.

Kryetari Thaçi vlerësoi se situata aktuale është e palogjikshme dhe në kundërshtim me atë që duhet bërë për të zgjidhur kriza politike, juridike dhe ekonomike. Në këtë drejtim, Kryetari Thaçi konstatoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit, marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, funksionimi i institucioneve, si dhe ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim.

Në kuadër të këtij angazhimi, Kryetari Thaçi e siguroi Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *