Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së realizoi takim me kongresmenin amerikan, z.Elliot Engel

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me kongresmenin amerikan, z.Elliot Engel

3 korrik-Kryetari Thaçi më tej theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, andaj është tepër e nevojshme që të kyçen edhe faktorë të tretë, shumë më të fuqishëm, të cilët do të kontribuonin deri sa të arrihet zgjidhje e këtij problemi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në Shkup zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan z.Elliot Engel. Në takim kongresmenin Engel e shoqëronin shefi i stafit të tij, z.Jason Steinbaum, si dhe veprimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan: Mark Gjonaj – anëtari i asamblesë të shtetit të Nju Jorkut, Martin Shkreli – kryetar i këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan, si dhe Hari Bajraktari, Hateme Nezaj, Lisa Milicaj dhe Rrustem Gecaj.

Të pranishëm në takim ishte edhe ambasadori amerikan në vend, z.Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, znj. Laura Burns.

Gjatë këtë takimi miqësor u diskutua për situatën politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe aspekte të alternativës sonë – programit tonë për daljen nga kriza politike e socio-ekonomike dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit euro-atlantik.

Kryetari Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së dhe vlerësoi se zbatimi dhe realizimi i reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes së Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë.

Kryetari Thaçi më tej theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, andaj është tepër e nevojshme që të kyçen edhe faktorë të tretë, shumë më të fuqishëm, të cilët do të kontribuonin deri sa të arrihet zgjidhje e këtij problemi.

Takimi kaloi në frymë të miqësisë dhe të bashkëpunimit me ç’rast Kryetari Thaçi shprehu kënaqësi nga vizita me shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në aspekt të përkrahjes nga SHBA në rrugën tonë drejt integrimit në BE dhe NATO.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *