Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i PDSH-së sot takim me kongresmenin Engel

Kryetari i PDSH-së sot takim me kongresmenin Engel

3 korrik-
Të pranishëm në takim do të jenë edhe ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, Laura Burns.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në Shkup do të takojë kongresmenin amerikan, z.Elliot Engel dhe me përfaqësuesit të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Në kuadër të këtij takimi do të jenë edhe shefi i stafit për politik të jashtme të kongresit, Jason Steinbaum, si dhe veprimtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan: Mark Gjonaj – anëtari i asamblesë të shtetit të Nju Jorkut, Martin Shkreli, Hari Bajraktari, Hateme Nezaj, Lisa Milicaj dhe Rrustem Gecaj.

Të pranishëm në takim do të jenë edhe ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli si dhe zyrtarja për çështje politike në ambasadën e SHBA-së në Shkup, Laura Burns.

Kryetari Thaçi me delegacionin amerikan do të bisedojë për situatën e përgjithshme dhe krizën politike në vend, si dhe për tema të tjera me rëndësi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *