Home / Lajme / Maqedoni / Ku gjendet “Barack Obama” i Maqedonisë?

Ku gjendet “Barack Obama” i Maqedonisë?

6 korrik-Ish-Lideri i “Demokracisë së Re” Imer Selmani synonte postin e presidentin në stilin e Barack Obamës, duke kërkuar vota në gjuhët e të gjitha etniteteve në vend. Ai me këtë stil fitoi bindshëm mbi 150 mijë vota, duke rrezikuar kandidatët maqedonas.

Të gjithëve ju kujtohet gara e vitit 2009 për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

Ish-Lideri i “Demokracisë së Re” Imer Selmani synonte postin e presidentin në stilin e Barack Obamës, duke kërkuar vota në gjuhët e të gjitha etniteteve në vend. Ai me këtë stil fitoi bindshëm mbi 150 mijë vota, duke rrezikuar kandidatët maqedonas.

Edhe pse kishte ngatërruar SHBA-të me Maqedoninë, ai mbeti shqiptari i parë në vend që mori mbi 40 mijë vota nga qytetarët maqedonas.

Por, ku gjendet sot Selmani? Përpos disa deklaratave lidhur me aferën e përgjimeve në cilësinë e analistit, ai nuk është parë të jetë aktiv në skenën politike.

Mbetet të shihet nëse do të aktivizohet në paritë që vet e themeloi apo në subjektet e reja politike në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *