Home / Lajme / Maqedoni / Kujdes mos shëtisni nëpër male, gjoba 1500 euro

Kujdes mos shëtisni nëpër male, gjoba 1500 euro

23 korrik-Në periudhën prej orës 17:00 deri në orën 7:00 është e lejuar lëvizja për të gjithë personat nëpër pyje dhe breza pyjor për shkak të pushimit dhe rekreacionit në përgjegjësi personale për sigurinë personale dhe obligimit të shkaktimit të dëmit në pyje.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave në Maqedoni prej sot deri më 5 gusht ka vendosur kufizimin e lëvizjes për të gjithë personat në pyjet dhe brezat pyjor në terminin prej orës 7:00 deri në orën 17:00.

Në pyje mund të lëvizin vetëm personat të cilët kanë marrë leje adekuate nga Ndërmarrja publike për ekonomizim me pyjet shtetërore “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilat menaxhojnë me rajonet e mbrojtura.

Në periudhën prej orës 17:00 deri në orën 7:00 është e lejuar lëvizja për të gjithë personat nëpër pyje dhe breza pyjor për shkak të pushimit dhe rekreacionit në përgjegjësi personale për sigurinë personale dhe obligimit të shkaktimit të dëmit në pyje.

“Kufizimi nuk vlen për turin e organizuar të turistëve për shëtitje turistike nëpër pyjet me dedikim ekonomik dhe parqet nacionale në Republikën e Maqedonisë, që do të jetë në shoqërim të përfaqësuesit të NP “Pyjet e Maqedonisë” apo parqet nacionale”, ceket në kumtesën e Ministrisë.

Për mosrespektim të dispozitave nga kjo ndalesë, nga Ministria thonë se personat të cilët do të hasen në pyje pa leje adekuate, do t’u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro.

Nga Ministria informojnë se është e ndaluar djegia e kallamishtit, barërave të këqija apo mbeturinave të tjera bimore në vendet për gjueti he mbeturina të tjera bujqësore në tokë bujqësore, si masë preventive për mbrojtje nga zjarret në pyje. për mosrespektim të dispozitave nga kjo ndalesë parashihet gjobë në vlerë prej 1.500 deri 3.000 euro në kundërvlerë të denarit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *