Home / Lajme / Maqedoni / Kush do të jetë kryeministër i ri i Maqedonisë?

Kush do të jetë kryeministër i ri i Maqedonisë?

16 korrik-“VMRO do të propozojë kryeministrin e ri, por ai duhet të jetë njeri i cili nuk është i inkriminuar në materialet që publikoi opozita gjithë këto muaj me radhë”, deklaroi Zaev.

Marrëveshja e re mes katër liderëve të partive politike në vend parasheh largimin e kryeministri Nikolla Gruevski dhe zëvendësimin e tij me një figurë që nuk është i përfshirë në afera të ndryshme kriminale.

Lidhur me këtë, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se, kryeministër i ri nuk mund të zgjidhet një person që është i përfshirë në materialet e përgjuara të cilat janë publikuar në shtyp.

“VMRO do të propozojë kryeministrin e ri, por ai duhet të jetë njeri i cili nuk është i inkriminuar në materialet që publikoi opozita gjithë këto muaj me radhë”, deklaroi Zaev.

Me këtë përjashtohen bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit aktual si: Mile Janakievski, Zoran Stravrevski, Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, dhe shumë pjesëtarë tjerë të partisë, që ishin përfshirë në materialet e përgjimit publikuar nga LSDM-ja.(INA)

Gjithashtu marrëveshja parasheh që njëri nga tre postet kryesore në shtet ti takojë partisë shqiptare, Bashkimit Demokratik për Integrim.

Edhe për këtë vlen parimi i njëjtë, nuk do të pranohen kandidatë të BDI-së që janë pjesë e aferës së përgjimeve. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *