Home / Lajme / Maqedoni / Lazim Destani pritje solemne për Eliot Engel

Lazim Destani pritje solemne për Eliot Engel

3 korrik-Kongresmeni amerikan Eliot Engel njihet si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të cështjes shqiptare në Kongresin Amerikan.Ai poashtu është edhe njëri nga lobistët më të mëdhenj në SHBA jo vetëm Kosovën por për shqiptarët në përgjithësi.

Presidenti i kompanisë Ecolog Lazim Destani sot në një takim solemn me rastin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shkup priti lobistin e madh për çështjen shqiptare kongresistin Eliot Engel dhe ambasadorin e SHBA-ve në Shkup XHES Bejli. Në tryzën e punës ishin të pranishëm intelektualë, akademikë dhe biznesmen nga Maqedonia dhe SHBA-të, raporton Tv Koha.

“Jam mirënjohës zotit Destani për kontributin e tijë. Ne jemi takuar edhe para shumë vitesh Mendoj se populli amerikan dhe popujt që jetojnë në Maqedoni janë miq dhe besoj se ata punojnë së bashku që të zgjidhin problemet e tyre, për një të ardhme më të mirë. Unë mendoj se popujt e ndryshëm kanë probleme dhe mosëmarrvjeshje të ndryshme dhe ata me dialog janë duke i kaluar dhe besoj se liderët dhe populli do ta tejkalojë këtë krizë edhe do të bëhet mirë për të ardhmen e vendit. Mendoj se Maqedonia dhe Greqia do të zgjidhin krizën që kanë për emrin edhe Maqedonia edhe Greqia do të arinë një marrveshje që të jetë e pranueshmë edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë” tha Engel.

Poashtu edhe Lazim Destani ka falënderuar SHBA-të që gjithmonë kanë qenë afër shqiptarëve.

Ndryshe, Kongresmeni amerikan Eliot Engel njihet si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të cështjes shqiptare në Kongresin Amerikan.Ai poashtu është edhe njëri nga lobistët më të mëdhenj në SHBA jo vetëm Kosovën por për shqiptarët në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *