Home / Lajme / Maqedoni / Lëvizja e Selës dhe RDK-ja me platformë të përbashkët

Lëvizja e Selës dhe RDK-ja me platformë të përbashkët

10 korrik-Dy komisionet e përbashkëta partiake, gjatë periudhës në vazhdim do ta përpunojnë versionin e parë të platformës, e cila më pastaj do del për diskutim publik edhe nëpër universitetet shqiptare.

Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Rilindja Demokratike Kombëtare, kanë hedhur sot hapin e parë në drejtim të përpilimit të një platformë të përbashkët partiake. Ngjarja ka ndodhur në selinë e RDK-së në Gostivar, ndërsa aleanca është quajtur “Për shqiptarët”. Dy komisionet e përbashkëta partiake, gjatë periudhës në vazhdim do ta përpunojnë versionin e parë të platformës, e cila më pastaj do del për diskutim publik edhe nëpër universitetet shqiptare.

“Ky akt që fillon sot në këtë takim të parë është edhe një argument shtesë se nuk bëhet fjalë për asnjë populizëm apo marketing politik, por për diçka shumë serioze dhe të sinqertë.
Drafti i parë kur do bëhet do të jetë publik dhe do mund i tërë opinioni në përgjithësi por edhe mediat të kuptojnë se për çfarë platforme konkrete bëhet fjalë”, tha Vesel Memeti, kryetar i RDK-së

“Kuptohet që kjo do të jetë vetëm një fillim dhe një draft e më pas planet tona janë që kjo platformë dhe ky propozim të bëhet objekt debati edhe nëpër universitetet që i kanë shqiptarët, USHT dhe UEJL, nëpër forume të ndryshme, në mënyrë që ato t`i bëjnë vërejtjet dhe të bëhen pjesë e kësaj platforme politike”, u shpreh Ziadin Sela, Lëvizja për Reforma PDSH.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *