Home / Lajme / Maqedoni / Liderët nuk u takuan as sot

Liderët nuk u takuan as sot

6 korrik-Nëse dështon ky raund bisedimesh, rrezikohet i gjithë procesi i filluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Marrëveshja e Përzhinos e arritur më 2 qershor, që përmban edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm.

VMRO DPMNE-ja dhe LSDM-ja nuk i janë afruar aspak marrëveshjes, këtë fundjavës. Me deklaratat nga distanca ditëve të fundit, palët betonuan qëndrimet e tyre në pritje të takimit final të liderëve brenda kësaj jave, kur duhet të bëhet zyrtare arritja ose dështimi i marrëveshjes. Opozita nuk duket optimiste, siç thonë nga LSDM-ja, për shkak të mos gatishmërisë së kryeministrit Gruevski për të pranuar kompromisin e propozuar.

Nëse dështon ky raund bisedimesh, rrezikohet i gjithë procesi i filluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Marrëveshja e Përzhinos e arritur më 2 qershor, që përmban edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm.

Pavarësisht spekulimeve të disa mediave, burime nga bisedimet thonë se zvarritja e procesit nuk ka të bëjë me vizitën në Shkup të ndihmës sekretares amerikane të shtetit Viktoria Nuland javën e ardhshme, e cila do të qëndrojë në Shkup vetëm për disa orë.

Ndërsa priten zhvillime të tjera rreth bisedimeve, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka zbatuar paralajmërimet e javës së kaluar dhe nuk është paraqitur sot në Gjykatën e Strumicës, siç e kishte obliguar gjykata në kuadër të masave në procesin Puçi. Për mos paraqitjen e Zaevit, Gjykata e Strumicës e ka njoftuar sot Gjykatën Themelore në Shkup, e cila duhet të vlerësojë nëse janë përmbushur kushtet e përgjithshme dhe nëse ka nevojë për arrestimin e Zaevit.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *