Home / Lajme / Maqedoni / LSDM tërhiqet!

LSDM tërhiqet!

10 korrik-Lideri i OQM Stevco Jakimovski i cili përderisa ishte pjesë e LSDM-së ka qenë i obliguar për organizimin e protestave të Branko Cërvenkovskit, dje për RTVM theksoi se LSDM nuk ka kapacitet për t`i radikalizuar protestat, pasi që në parti nuk ka njerëz.

Javën e ardhshme opozita sipas gjitha gjasave do ta largoj kampin para Qeverisë, informoi portali Faktor duke u thirrur nga burime partiake në LSDM.
Sipas informacioneve, LSDM për këtë gjë tashmë ka biseduar edhe në Bordin Ekzekutiv të partisë ku ideja ka qenë që të largohet kampi para Qeverisë për të vazhduar me aktivitete tjera pas vizitave të paralajmëruara të euro komisarit Han dhe Viktoria Nuland.
LSDM para Qeverisë është thuajse qe dy muaj. Me përjashtim të ditëve të para, në ditët tjera, kampin e LSDM-së po e ruajnë shumë pak njerëz, ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve vjen në orët e vonshme dhe gjatë aktiviteteve ditore.
Lideri i OQM Stevco Jakimovski i cili përderisa ishte pjesë e LSDM-së ka qenë i obliguar për organizimin e protestave të Branko Cërvenkovskit, dje për RTVM theksoi se LSDM nuk ka kapacitet për t`i radikalizuar protestat, pasi që në parti nuk ka njerëz.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *